Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook shpall rivalitetin me Pocket dhe Pinterest me butonin e ri “Save”

160412-facebook-zuckerberg-2-100655651-largeFacebook po zgjeron platformën e saj të zhvilluesve për tu ardhur në ndihmë përdoruesve që duan të ruajnë përmbajtje apo të shpërndajnë citime, komunikoi rrjeti social gjatë konferencës F8.

Një buton i ri ruajtjeje, “Save”, do të jetë i disponueshëm për të gjithë zhvilluesit të cilin mund tja shtojnë përmbajtjeve të tyre për ti ruajtur në një seksion të dedikuar në Facebook. Rrjeti social njoftoi se plot 250 milion përdorues po shfrytëzojnë funksionalitetin në fjalë dhe ky integrim do ta bëjë më të lehtë organizimin e përmbajtjeve online për përdoruesit.

Momentalisht butoni i ri do të jetë i disponueshëm vetëm në Product Hunt dhe Overstock.com. Por ajo që ka më shumë rëndësi është kursi i “përplasjes” mes Facebook dhe Pinterest e Pocket të cilët ofrojnë diçka të ngjashme.

Suprizat e rrjetit social nuk përfundojnë këtu sepse një buton i ri i shpërndarjes së citimeve do e bëjë më të lehtë dërgimin e përmbajtjeve tek miqtë. Në momentin që një zhvillues do të integrojë këtë buton, përdoruesit janë të aftë të ndajnë citime edhe brenda një artikulli apo libri pa qenë nevoja ti aplikojnë stilin “Copy-Paste”.

Amazon është një nga të parët që ka përqafuar këtë funksion të ri. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë Facebook, por edhe publikuesit të cilët kërkojnë të kenë pjesën e tyre të prezencës në rrjetet sociale. (PCWorld Albanian)

 

Please follow and like us: