Albspirit

Media/News/Publishing

Panama Papers, jep dorëheqjen ministri i majtë

Skandali i Panama Papers vazhdon të shkaktojë viktima. Pas zbulimeve që dolën nga dokumentat e dala nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca ku shihet vërshimi i elitës botërore drejt parajsave fiskale: ministri spanjoll i industrisë, José Manuel Soria Lopez, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si dhe nga ajo e deputetit të Partisë Popullore. Soria, emri i të cilit është mes mijëra personaliteteve vip që kanë shmangur taksat ëprmes kompanive offshore, ka shpjeguar se e lë detyrën “pas disa gabimeve të shkaktuara gjatë ditëve të fundit, për të shpjeguar veprimtaritë e mira sipërmarrëse dhe duke patur parasysh dëmin e qartë që kjo situatë sjell për qeverinë spanjolle”.
Please follow and like us: