Albspirit

Media/News/Publishing

Tezat e “Forumit për Qytetin”

Bashkia Tirane ka nisur hartimin e Planit te Pergjithshem Vendor (PPV). Per hartimin e ketij Plani eshte kontraktuar nje ekip me arkitekte e konsulente kryesisht nga Italia. Titullari i ketij grupimi konsulence ka dhene se fundi nje interviste ne media duke shprehur idete dhe konceptet e tij kryesore per “Tiranen e Neserme” bazuar tek: i) gjelberimi, ii) shkaterrimi-rizhvillimim, iii) dhe policentrizmi … ide dhe zhargon urbanistik tashme i konsumuar prej kohesh ne debatin lokal te zhvillimit. Duke respektuar maksimalisht karrieren dhe pervojen e konsulenteve te huaj ne vendet e tyre, jemi te shqetezuar per lehtesine me te cilen ata konsumojne ne publikun shqiptar ide te tilla,  te cilat deshmojne ne rastin me te mire ose njohje te kufizuar te realitetit lokal, ose akoma me keq mungese respekti per konteksin vendor dhe nje axhende te parapergatitur ku interesi publik mbetet i paqarte. Kjo situate mund ta ekspozoje qytetin ndaj rrezikut te “eksperimenteve sociale dhe urbanistike” qe nuk perfaqesojne interesa dhe vullnet vendor.
  1. Tirana nderkohe ka pesuar mjaft deformime dhe ndodhet perballe sfidave gjithnje e me te komplikuara te cilat kane marre deri me tani vetem pergjigje te pjesshme ose siperfaqesore. Ne kete moment, qyteti ka hyre ne nje faze edhe me kritike zhvillimi pasi mbi te eshte imponuar nje reforme administrativo-territoriale e cila nuk ka patur konsensus politik dhe social, dhe ne kete menyre sfidat jane rritur edhe me shume pasi territori i bashkise eshte 10 fishuar ndersa kompetencat dhe burimet jane zvogeluar dhe centralizuar. Per te korrigjuar kete deformim po imponohet mbi qytetaret nje barre financiare e pajustifikuar e cila po jep impakt negativ social dhe ekonomik dhe iniciativene lire. Nderkohe qe konstatojme se pas Reformes se Territorit autoriteti i Bashkive sot eshte ulur ne nivelin e Komiteteve Ekzekutive te dikurshme qe ishin vetem krah i qeverise qendrore ne nivel lokal, duke vrare cdo shprese per autonomi lokale dhe depolitizim te administrimit publik vendor qe do ta sillte qeverisjen me afer interesave te qytetareve. Kjo ka cuar ne nje situate gati pa sens ku qeverisja vendore perfaqeson me shume intresat e politikes kombetare dhe sherben si trampoline krysisht per promovim politik ne nivel kombetar te individeve te caktuar. Qytetaret kane mbetur te braktisur ne hallet e tyre te perditshme, ndersa qeverisja si model eshte kthyer me shume ne nje “koncert” mediatik. Ne vend qe ajo te jete ne mbrojtje e sherbim te komuniteteve dhe nevojave te tyre, ajo cuditerisht perplaset dhe konfliktohet me perfaqesite komunitare, grupet e interesave, dhe me gjithe zerat kritike edhe kur ata jane konstruktive.
  1. Duhet nenvizuar se qe pas fundit te viteve 80-te autoritetet nuk kane qene me ne gjendje te hartojne nje vizion zhvillimi per ate se cfare do jete Tirana sot dhe ne te ardhmen. Kjo gjendje duket se ka qene produkt i qellimshem i klases politike, per te patur “fushe veprimi” maksimale mbi zgjedhjet teknike dhe operacionet ekonomike qe jane bere ne qytet, shpesh ne menyre konfliktuale dhe aspak te qendrueshme, pa patur me pare nje dokument publik qe do te ishte nje instrument rregullator dhe ballafaques i ligjshmerise, qe garanton me transparence nje “pakt social” midis politike-berjes dhe interesave komunitare. Mungesa e “planit – kushtetute zhvillimi” dhe indikatoreve te tij tekniko-ligjore, si dhe keqperdorimi i ligjit, i konkurseve nderkombetare dhe i studiove te arkitektures e konsulences te importuara nga jashte, po perdoren me shume si alibi per abuzimet ne zhvillimin e qytetit ne kurriz te interesit publik. Instrumenti i pseudo-perfshirjes publike (nenkupto – miltantet)  i ka sherbyer me shume simulimit te nje “elite-aliazh” me natyre oligarkike, qe bashkon interesa te caktuara te natyres se simpermarrjes, medias e politikes, duke monopolizuar zhvillimin dhe cilesine e jeteses. Ky zhvillim ka demtuar kryesisht interesin publik, hapesiren publike e te gjelber, kondicionet e tjera mjedisore e sociale, ka krijuar nje treg te deformuar, dhe cmime te pasurive te patundshme ne disavantazh te shumices se popullsise.
  1. Ne keto kushte, kur eshte iniciuar nga bashkia nje proces planifikimi dhe vizionimi i qytetit, nderkohe po ecet paralelisht e me nxitim me disa projekte strategjike kryesisht ne qendren e qytetit, vendimmarrja e te cilave sot mund te bier ndesh me procesin e planifikimit dhe zhvillimit ligjor te qytetit, ne se ky proces nuk eshte fallco, i paracaktuar dhe i paragjykuar. Nxitimi per te zhvilluar projekte me natyre strategjike si: parkimet nentokesore ne lulishtet e pakta te qytetit, betonizimi i parkut te liqenit, nderhyrjet ne rrugen e Durrresit, projekti i besimeve ne bulevardin kryesor, rinderhyrja ne qendren dhe sheshin kryesor te qytetit, etj; e bejne vete kete proces planifikimi te pabesueshem. Ai ne kete menyre behet me shume nje alibi per vendimet qe po merren sot ne menyre arbitrare dhe te nxituar. Akoma me keq, perqendrimi i gjithashkaje vetem ne qender te qytetit ne nje kohe qe territori i bashkise sot e tejkalon konceptin tradicional te Tiranes historike, deshmon ne rastin me te mire per politika qe do te stimulojne perfundimisht urbanizimin final edhe te frymes me te fundit te popullsise qe ka mbetur ne zonat rurale e bujqesore, atje ku ne fakt ndodhen edhe burimet kryesore natyrore dhe shanset reale per rritje ekonomike. Edhe idete e hedhura nga ekspertet e huaj per rizhvillimin e banesave te vjetra, mbartin akoma me shume rreziqe per konflikte te ashpra sociale dhe deformime serioze te tregut, e te sistemit ende te pastabilizura te pronesise, ne nje qytet ku gjysme e popullsise eshte nen- ose ne nivelin e varferise.
  1. Kjo situate behet edhe me shqetesuese ne kushtet kur konsultimet e ashtuquajtura publike – qe jane detyrim ligjor – mbeten te njeanshme, formale dhe mbi baza te pjesmarrjes militante. Ato nuk kane perfshire as Keshillin Bashkiak dhe vecanerisht opoziten ne kete keshill, pa folur per perfaqesuesit e spikatur komunitare e profesionale, grupet reale te interesit, grupimet me natyre kritike, mjedisoret, dhe sidomos ekspertet e qytetit e shoqerise – ata te vertetet qe e duan qytetin nuk i servilosen politikes per interesa te vogla e banale. Dhe eksperte te tilla Tirana dhe Shqiperia i ka! Nuk eshte se nuk i ka! Eshte ofenduese qe ne dy takimet e para publike te ekipit hartues te planit nuk eshte bere publike asnje dokument analize apo vizioni ashtu sic rregullohen ato me ligjin shqiptar. Edhe ato materiale qe jane ekspozuar kane nje karakater me shume ilustrativ, mbeten te paqarta e siperfaqesore, dhe teper te pergjithshme, madje menyra si serviren dhe arronganca i ben ato teper fyese per publikun shqiptar. Nuk denjohet as te komunikohet ne gjuhen amtare nga nje institucion publik qe financohet nga taksapaguesit shqiptare! Mosrepektimi i parimeve te etikes elementare te komunikimit dhe te demokracise lokale eshte shqetesues jo vetem per hartimin e ketij plani, por tashme per vete natyren e qeverisjes vendore ne Tirane, e cila duket se per arsye ekstra-ligjore po vetepozicionohet si nje agjenci ekzekutive e interesave politike te partise meme dhe qeverise qendrore, se sa e komuniteteteve qe ajo perfaqeson ligjerisht. Ne duam nje Tirane sa me te jetueshme, dhe nje qeverisje te ndjeshme ndaj qytetit dhe shoqerise, e lidhur me terrenin jo permes filtrave te militanteve dhe mediave, por direkt permes njerezve dhe problematikave te tyre te perditshme. Nuk kemi nevoje per eksperte te huaj alibi, edhe pse jemi te hapur per kontributet e tyre te sinqerta qe do te luftonin bashke me ne kunder nje zhvillimi te deformuar e qe e shikon qyetarin nga lart dhe me perbuzje!
Please follow and like us: