Albspirit

Media/News/Publishing

A është poligamia një impuls natyral?

A është poligamia një impuls natyral?

Intervistë me biologun David P. Barash mbi ndikimin biologjik të poligamisë tek njeriu.

Sa të prirur janë qeniet njerëzore ndaj poligaminë? A është natyra jonë për të dashur dhe iu përkushtuar një personi, apo për të dyshuar, flirtuar, dhe ndoshta për tradhtuar atë? Libri i ri i Dejvid P. Barash, “Jashtë Edenit”, i përgjigjet kësaj pyetjeje me një përgjigje paradoksale “Po”. Duke vëzhguar botën e kafshëve, Barash, një biolog evolucionist dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit, bën bashkë dekada kërkimi për të treguar se si disa aspekte të njerëzimit që ne i kemi marrë si të mirëqena – ndryshimi në madhësi ndërmjet dy gjinive (bimorfizmi seksual), tendenca e vajzave për të hyrë më shpejt në adoleshencë (bimaturizmi seksual), dhe prirja e meshkujve për dhunë, lidhet me tendencën e natyrshme por të moderuar ndaj poligamisë, në të cilën meshkujt konkurrojnë për të krijuar haremin e tyre të femrave.

Një nga konstatimet në librin tuaj, është se poligamia dhe monogamia ekzistojnë në vazhdimësi. Ju citoni E. O. Uilson që thotë se njerëzit janë poligamë mesatarë. Si mund të matet shkalla e poligamisë brenda një specie?

Aktualisht ekzistojnë disa mënyra. Më kuptimplota është ajo kur ju vëzhgoni numri e partnerëve që mbahen në të njëjtën kohë nga një anëtar i një gjinie. Në rastin e poligaminë, që është haremi mashkullor, shihet numri i femrave në një harem mesatar. Ju gjithashtu mund të shikoni aspektin anatomik. Nëse vëzhgoni ato specie që janë shumë poligame, në të cilën shumë femra çiftëzohen me vetëm një mashkull, ne zbulojmë se ato janë në fakt seksualisht biformike, dhe ka një përputhje reale midis shkallës së poligamisë në kushtet e numrit të bashkëlojtarëve, dhe shkallës së bimorfizmin seksual.

Me fjalë të tjera, sa më i madh dallimi në madhësi ndërmjet mashkullit dhe femrës, aq më e madhe është shkalla e poligamisë?

Pikërisht. Dhe arsyeja për këtë është vërtetë mjaft e rëndësishme. Ajo ka të bëjë me shkallën e konkurrencës brenda gjinisë, që ka një variancë më të lartë në suksesin riprodhues, ku kemi të bëjmë me një numër të vogël individësh të cilët janë shumë të suksesshëm, dhe një numër relativisht të madh që janë të pasuksesshëm.

Sa më e madhe shkalla e pabarazisë brenda një seksi të caktuar, aq më e madhe shkalla e konkurrencës, për të qenë të suksesshëm. Nuk është gjithmonë e vërtetë, por për shumicën e specieve thjesht duke qenë mjetet më të mëdha dhe më të forta në dispozicion, ju keni më shumë gjasa të jeni i suksesshëm, dhe se nga ana tjetër kjo përkthehet në një shkallë më të madhe të bimorfizmit seksual. Nuk është vetëm anatomike por edhe ajo sjellore.

Doja të ndalesha me këtë aspekt të sjelljes. Çfarë lidhje kanë normat e larta të vrasjeve në të gjithë botën me prirjen tonë njerëzore ndaj poligamisë?

Ajo që tregojnë është një histori për të ardhur keq, në atë që meshkujt anekënd botës, ashtu si edhe ndëthurrjet ndër-kulturore universale, janë shumë larg seksit më të dhunshëm. Ne shohim një pabarazi dramatike, me meshkujt që janë veçanërisht të dhunshëm ndaj meshkujve të tjerë, dhe sërish kjo është tërësisht në përputhje me trashëgiminë tonë të mbajtjes së haremit.

Cili është përfitimi për një grua të sillet në mënyrë poligame?

Deri kohët e fundit, biologët si unë e dinin se meshkujt e pothuajse çdo specie kanë gjasa për të kërkuar partnere të shumta, por besohej se kjo nuk bëhej nga femrat. Dhe vetëm me ardhjen e teknologjisë së ADN-së ne jemi në gjendje për të pare tek pasardhësit e një femre dhe zbuluar se monogamia sociale dhe ajo seksuale nuk janë thjesht e njëjta gjë.

Për këtë ka disa shpjegime. Njëra prej tyre është se mashkulli në fjalë mund të ketë një sasi sperme të pamjaftueshme apo ndoshta vetë sperma nuk është pamjaftueshme pjellore, dhe kështu në thelb femrat marrin masa për të siguruar pasjen e pasardhësve. Një tjetër që duket të paktën po aq e mundshme sa edhe pasja e partnerëve të shumta, është që një femër merr burime shtesë. Pastaj është edhe synimi për marrjen e gjeneve më të mira, në kuptimin e çiftëzimit me një mashkull i cili mund të jetë seksualisht më tërheqës, si rezultat i së cilës pasardhësi i mashkullit mund të jetë vetë seksualisht më tërheqës. Kjo përmenden në mesin biologët si hipoteza “e birit seksi”.

Ju shkruani se ndonëse studimi nuk është shterues, ka disa prova se të parët tanë qenë më poligamë se ne. A keni ndonjë shpjegim pse njerëzit evoluan drejt një sjellje disi më pak poligame?

Evolucioni biologjik ka të bëjë pothuajse me siguri me vlerën e kujdesit dy-prindëror dhe faktin se pasardhësit tanë janë jashtëzakonisht të pafuqishëm që në lindje, dhe është shumë e vështirë të qënit prindër të vetëm. Është shumë më e lehtë nëse keni dy prindër të përkushtuar. Pjesa tjetër e pyetjes suaj do të ishte historike dhe kulturale gjatë kohëve më të fundit, si dhe arsyet për të cilat janë me të vërtetë të paqarta.

Pse etika fetare perëndimore e vë kaq fort theksin tek monogamia? Një hipotezë që unë e cilësoj realisht intrigues është vëzhgimi i formimit të haremit. Kur kam dhënë leksione mbi këtë çështje, pothuajse pres të të shoh stundentët në banka që përplasin duart duke thënë: “O Zot! Uroj të jetoj ato ditë”. Ata besojnë se do të mund të kishin një harem me gra të bukura. Realiteti është se ndoshta kjo nuk do të ndodhë.

Monogamia është një marrëveshje e mirë për gratë, por edhe më shumë, ajo është një marrëveshje e mirë për meshkujt, dhe kjo është disi kundërintuitive – sepse monogamia është një parim seksualisht demokratizues. Në mungesë të monogamisë, gjasat janë që shumica e njerëzve të përjashtojnë mundësinë e riprodhimit. Dhe kështu një mundësi është që tradita historike-kulturore e ka favorizuar monogaminë, pjesërisht si një marrëveshje që bënë burrat e fortë, ku thanë:”Ok, unë do të heq dorë nga mundësia për të kaluar një periudhë të paharruar në një harem të madh, në këmbim të një shkallë të paqes sociale”.

Gjatë shkruarjes së këtij libri, ju u habitët nga kritikat e shumta që kishit ndaj dëmit që poligamia i bën botës tonë. A keni fjalën për pabarazisë sociale dhe ekonomike që përjetojnë shumë të rinj meshkujt, apo tendencën për gratë dhe vajzat e reja që duhen marrë si bashkëshorte, kur burrat kërkojnë krijimin e haremeve? Apo ka diçka krejtësisht tjetër?

Nëse ju shikoni antropologjinë e saj, ka shumë prova bindëse se në rastet e poligamisë njerëzore, gratë në fjalë nuk do të bëjnë më mirë edhe nëse do të ishin të martuar në mënyrë monogame. Përfitimi i të paturit një burri të përkushtuar dhe baba të fëmijëve të saj, është më i madh se përfitimet e supozuara nga të qenit me një djalë të pasur.

Pastaj, nëse kësaj i shtoni koston sociale që shpesh detyrohet të martoheni me dikë që nuk e zgjidhni, dhe shpesh duke qenë nën-moshë, për të mos përmendur agresivitetin në rritje dhe përçarjen në mesin e meshkujve beqarë – unë thjesht mendoj se ka shumë për të thënë mbi monogaminë. Ju e krahasoni atë me mësimin e luajtjes në violinë:jo domosdoshmërisht intuitive, dhe e vështirë, por megjithatë shumë e vlefshme.

Unë mendoj se dikush mund të argumentojë se qeniet njerëzore japin më të mirën, kur përpiqen për të kapërcejnë disa nga kufizimet e tyre biologjike. Ka nga ata që thonë:”Ne supozohet të jemi monogamë, Perëndia na krijoi në këtë mënyrë, dhe nëse e gjej veten duke kërkuar partnerë të mundshëm seksualë, kjo do të thotë se jam një mëkatar i tmerrshëm, një person i keq, ose që nuk jam i prerë për monogaminë”. E pra, askush nuk është i prerë për monogaminë. Por kjo nuk do të thotë që ne s’ duhet të synojnë për të.

“Pacific Standard”

Please follow and like us: