Albspirit

Media/News/Publishing

Tri gratë më të fuqishme në botë bashkë në një foto kur ishin të reja

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale por edhe në media të ndryshme online, tregon shoqërinë e përbashkët të tri prej grave më të fuqishme aktualisht në botë. Në foto janë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May dhe presidentja e CIA’s, Gina Haspel. Nuk dihet nëse një foto e tillë është e vërtetë dhe askush ende nuk ka dhënë informacione mbi vërtetësinë e saj.

Kush është Gina Haspel?

Oficerja e inteligjencës, Gina Haspel u emërua si drejtoreshë e CIA-s në Amerikë dhe zëvendëson Mike Pompeo, i cili do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit pas ikjes së Rex Tillerson-it. Haspel u vendos zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) më 7 shkurt të 2017 dhe me këtë post të ri do të shndrrohet në femrën e parë që ka mbërritur në postin më të lartë të agjencisë ikonë të inteligjencës amerikane, kur senati ta ratifikojë këtë emërim. “Pas 30 vitesh si zyrtare e CIA-s ka qenë një nder të shërbeja si zëvendësdrejtoreshë bashkë me Mike Pompeo-n përgjatë vitit të fundit,” – u shpreh Haspel për “Washington Post”. Sipas profilit të saj zyrtar, Haspeli hyri në CIA në vitin 1985 dhe ka një përvojë të gjerë në operacione jashtë Amerikës duke përfshirë edhe destinacione me profil të lartë si Londra, duke drejtuar shumë nga këto zyra jashtë Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë ka mbajtur postin e zëvëndësdrejtoreshës të NCS (shërbimi klandestin kombëtar), ka qenë shefe kabineti për drejtorin e të njëjtit departament si dhe zëvendësdrejtoreshë e inteligjencës jashtë dhe për aksione të fshehta. Ka marrë çmimin “George H. Ë. Bush” për luftën kundër terrorizmit, çmimin “Donovan”, medalja e Meritës në inteligjencë si dhe çmimin Presidencial të Rangut, çmimi më prestigjioz ndër shërbimet publike në nivel kombëtar. Lindi në 1956 dhe është 61 vjeçe, por pak dihet për jetën e saj personale. Kur filloi ngjitjen si zëvendësdrejtoreshë doli një e kaluar si drejtoreshë e një “black site-i”, një burg sekret në Tajlandë.

Angela Merkel, në mandatin e katërt si Kancelare e Gjermanisë

Angela Merkel para pak ditësh mori mandatin e katërt. Bundestagu votoi me 364 vota pro zgjedhjes së kancelares, Angela Merkel. Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna. Ishte një rrugë e gjatë kësaj here, por kancelarja Angela Merkel arriti të zgjidhet në mandatin e katërt nga Bundestagu, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Të mërkurën ( 14.03), 364 deputetë nga 709 gjithsej i dhanë votën kancelares Merkel. Shumica e kërkuar ishte 355 vota. Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.

May, udhëheqësja konservatore e Britanisë

Para disa muajsh, Qeveria konservatore e Theresa May, e ndarë nga Brexit dhe e dobësuar nga rënia në legjislative, mori sot votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultra konservatorëve irlandezoverior të DUP. Me 322 vota pro, deputetët e dhomës së Komuneve miratuan programin legjislativ të Theresa May, që 309 deputetë e votuan kundër. E kritikuar edhe në kampin e vetë, May i rezistoi thirrjeve të shumta për dorëheqje që prej rezultateve të dobta në legjislativet e 8 qershorit. /InfoShqip/

Please follow and like us: