Nobelistët: 1901-2015, Nobelisti IV në 1906, Giosue Carducci
Giosue Carducci 1835- 1907- NOBEL 1906/
GiosueAlexandër Joseph Carducci (Valdicastello di Pietrasanta, 27 korrik, 1835 – Bolojë, 16 shkurt 1907) ishte një poet dhe shkrimtar italian.Ky ishte italian i parë që fitoi Çmimin Nobel në letërsi në vitin 1906.
MOTIVACIONI:
«Jo vetëm në njohjen dhe mësimet e tij të thella e hulumtim kritik, por mbi të gjitha një haraç i energjisë krijuese, pastërtinë e stilit dhe të forces lirike që karakterizojnë kryeveprën e tij poetike».
VAJTIM ANTIK
Pema që i zgjasje
Dorën fëminore,
Shega gjelbërore
Plot me lule flakë,
Në kopështin e shkretë
Bleron gjithçka tani,
Qershori e ringjall
Me drit’ e ngrohtësi.
Ti lule e pemës sime
E tharë e fshikulluar
Pa dobi tani në jetë,
Je lule e vetmuar,
Je në dhé të ftohtë,
Je në dhé të të zi;
As dielli s’të gëzon
As un’s’të zgjoj tani.
KAU
Të dua, o ka i devotshëm; një ndjenjë të butë
force dhe paqeje, më derdh në zemër, ti
që solemn si një monument,
Sheh fushat e lira dhe pjellore, pa kufi.
Edhe nën zgjedh duke u përkulur i kënaqur
I gatshëm, ti mbështet punën e rëndë të njeriut:
Ai të nxit e të shpon dhe ti i përgjigjesh
Me rrotullimin e ngadaltë të durueshëm të syut.
Nga flegra e gjërë e zezë, e lagësht
Del avulli yt dhe si një himn i gëzuar
Pëllitja jote humbet në qiellin e pastër;
Dhe në ëmbëlsinë e rëndë të syrit, të rreptë,
Pasqyrohet gjërë dhe e qetë heshtja
Hyjnore e fushës së blertë.
Përktheu: Faslli Haliti