Albspirit

Media/News/Publishing

Laura Mersini-Houghton, pretendente për “Nobel”

Shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini-Houghton, pretendente për "Nobel"

Edhe pse shpeshherë gjatë punës i është dashur të haset në pengesa, për të momenti më i bukur ka qenë kur nisi të merrej me problemin e origjinës së Universit.
Teoria për të cilën ka punuar shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini-Houghton, përgjatë gjithë këtyre viteve, parashikon se në hemisferën Jugore të qiellit duhet të ketë një zonë bosh, pa galaktika dhe pa yje. Teoria e saj për origjinën e universit nga multiversi është konfirmuar nga sateliti evropian Planck dhe tashmë asaj i mbetet, që të jetë një ndër pretendentet për çmimin Nobel në Fizikë. Gjatë bisedës me të na tregon sesi i lindi dëshira për t’u marrë me këtë teori, por edhe detaje të tjera rreth planetëve, hapësirës etj.
Cila është teoria juaj për krijimin e universit?
Momenti më i bukur kur pata një ide për të zgjidhur problemin e origjinës së universit. Ky është një problem shumë i vështirë. Njerëzit se kanë kuptuar këtë për 2000 vjet. Nga erdhi? Ku filloi? Ajo që shikojmë nga nisi,te cila epokë? Nga ana e fizikës, Roxher Penrouz, që është një shkencëtar i famshëm anglez, e bëri këtë pyetje në mënyrë më konkrete me anë të numrave. Ai e llogariti që mundësia për të filluar një univers, si puna e universit tonë me Big Bangun, me energji shumë të lartë, është pothuajse zero, dhjetë në fuqi të 123. Një mundësi në dhjetë zero të tjera mbrapa, dhe 123 zero të tjera. Kjo ishte një pyetje shumë e rëndësishme në fizikën teorike. Por atëherë pse universi ynë fillon me këtë orgjinë, nëse kjo orgjinë dukej kaq e pamundur? Unë jam përpjekur dhe në fakt, një nga teoritë e , ishte pikërisht që kjo pyetje t’i shpjegonte origjinën e universit. Unë si fizikante teorike isha shumë e mahnitur nga kjo lloj pyetjeje. Mbaj mend se fundmi, kisha një mënyrë se si mund të zgjidhej ky problem. Bëhet fjalë për në vitin 2009. Fillimisht e mendova zgjidhjen, por tani është në një program të tërë, tani është një teori, që është i testuar nga ana ovosturcionale. Ideja kryesore është që vetë pyetja, se pse universi ynë nisi në këtë mënyrë nuk ka kuptim, nëse ne nuk kemi shumë fillime të mundshme. Për shembull, nëse unë them; për shembull një monedhë të verdhë e vëmë në xhep, dhe nëse unë bëj pyetjen: Pse kur fus dorën në xhep përfundoj me një monedhe të verdhë? Kjo si pyetje nuk ka kuptim, sepse nëse monedha e verdhë është ajo që unë nxjerrë nga xhepi, është sepse e vetmja gjë që unë kam në xhep është monedha e verdh. Kjo pyetje ka kuptim nëse në xhep do të kisha monedha me ngjyra të ndryshme, dhe unë them: Pse unë zgjodha të verdhën? Jo të kuqen, jeshilen apo lelja. E njëjta gjë ishte dhe me universin. Pyetja ishte fokusuar pse universi ynë nisi me Big Bang-un me energji të larta, por për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe për të pasur mundësi për ta llogaritur atë përgjigje, unë ofrova, që e vetmja mënyrë është multiversi. Nëse ne kemi fillime të ndryshme, të universit që mund të nis me energji të mesme, apo të ulët, që mund të ketë gjeometri ndryshe. Nëse ne kemi një mundësi zgjedhje, atëherë ka kuptim që të pyesim, përse nis me këtë dhe jo me diçka tjetër?
Pas propozimit tuaj, cili ishte hapi i dytë?
Pas kësaj hapi i dytë ishte, që si mund ta llogarisë unë këtë fillim të universit. Nga ana tjetër kuptova se mund të përdorja mekanikën kuantike, një fushë energjie që ishte parashikuar nga String Theory. Kjo fushë energjike e  ka historinë e saj, që në atë kohë 2003-2004, matematicienët sa e kishin llogaritur këtë fushë që quhet landscape e string theory. Landscape duket tamam si një terren me shumë lugina dhe male, por nga ana tjetër çdo luginë aty jep energjinë e mundshme, që mund të ketë një univers te Bing Bang-u. Është e komplikuar mënyra sesi matematicienët e llogarisin këtë landscape. Ata e nisin duke filluar nga 11 dimensione duke e zvogëluar në shtatë dimensione, që ne nuk i shikojmë, për të përfunduar vetëm në tre dimensione hapësinore dhe një kohore, duke bërë shkurtimin e dimensioneve në mënyra të ndryshme, ata do të përfundojnë me këto landscape, lugina që kanë energji. Për mua kjo ishte kryevepër, sepse duke pasur strukturë që ishte deleguar nga String Theory unë kisha mundësi tani që të përdorja pyetjen time: Pse Big Bang-u ynë nisi nga kjo luginë energjie dhe jo nga një luginë tjetër? Ajo që unë propozova për këtë gjë ishte duke deleguar fillimin e universit, që mund të mendohet si një grimcë kuantike, si një valë, duke menduar që rryma e universit udhëtonte në këtë landscape të energjive. Nga ai moment çdo gjë është matematike, ideja e rëndësishme ishte vetëm nga ana fizike, ne kishim mundësi që të propozonim një tjetër fillim të kësaj pyetje. Nga momenti që unë do lejoj universin kuantik, që përballë Big Bang-ut është shumë i vogël: Unë do lejoj këtë univers kuantik që të udhëtojë në këto lugina të landscape-it, nga ky moment çdo gjë llogaritet në bazë të fizikës kuantike, Gutenbergut, që pastaj nuk i jep më shansin se është i llogaritur. Unë e llogarita këtë bashkë me një koleg, të cilin e ftova që të bënim llogaritjet bashkë dhe përgjigja që morëm pasi zgjidhëm ekuacionet e mekanikës kuantike në këtë landscape, ishte që e vetmja mënyrë për të krijuar një univers është nëse fillon me energji shumë të lartë, e kjo ishte e parë që nga ana teorike, kësaj pyetje themelore të origjinës së universit i gjendej në përgjigje. Ishte ideja fillestare se çdo univers fillestar ka brenda grimca energjie të marra aktiviteti i String theory nga kjo. Energjia bën që ta shpërthejë universin fillestar, duke e kaluar në një Big Bang. Ndërsa materia bën të kundërtën, mundohet që ta tërheq universin dhe të kalojë në një pikë. Të tëra universet fillestare bëjnë një luftë e heshtur, energjia mundohet ta shpërthejë universin fillestar, ndërsa materia që ta fokusojë në një pikë. Të tëra universet fillestare që nisën nga energji shumë të larta do arrinin që ta përballonin efektin e materies dhe do vazhdojnë që të shpërthejnë. Kjo ishte arsyeja, që e vetmja mënyrë për të krijuar një univers është nëse fillojmë me një energji të lartë, jo me energji të ulët.
Pas aprovimit të këtij supozimi vazhduat më tej…
Meqenëse ne e deleguam përgjigjen dhe nuk bëmë asnjë lloj supozimi. Përgjigjja që morëm ishte e saktë, vendosëm që ta shtynim një hap më tutje, dhe të shikonim nëse ishte e mundur që ne mund të parashikonim disa obstragime, që mund ta vërtetojnë këtë teori. Këtë e bëmë në vitin 2006 dhe futëm një bashkëpunëtorë të tretë nga Japonia, dhe ne llogaritëm se duke e nisur historinë e universit nga momenti para Big Bang-ut, që bëhesh një grimcë kuantike dhe duke e lidhur nga ana e mekanikës kuantike, të tërë revolucionin që ndodh brenda këtyre universeve, sepse nuk është vetëm një univers, që shkon nëpërmjet Big Bang-ut, por janë shumë universe që shkojnë në këtë histori dhe duke e lejuar këtë lloj pikture, që të vazhdojë të rritet dhe të na ndjekë deri në ditët e sotme, në kohë, që të kishim mundësi që të llogarisnim atë që i ndodhi në Big Bang-ut. Por ajo që ndodhi në Big Bang si do të dukej sot në qiell? Përveçse anës tradicionale nga Big Bangu, deri në të gjithë strukturën që shohim në qiell, përveç fustracioneve të Big’bangut, ne kishim dhe atë që ndodh nëpërmjet grimcave kuantike. Nga ana tjetër ishte pyetja sesi universi ynë rritej dhe krijohej një univers fizik, por evoluimi ndërmjet tyre nga koha e Big Bang-ut, vazhdon që të jetë edhe sot, pavarësisht se është shumë i vogël lë një farë shenje në strukturën që ne shikojmë në qiell sot. Ne llogaritëm sesa i vogël do të ishte ky burim i dytë, që vjen nga mekanika kuantike dhe parashikuam se në hemisferën Jugore të qiellit duhet të ketë një zonë që është shumë e madhe, 10 gradë, një e gjashta e qielli, duhet të jetë bosh, pa galaktika dhe pa yje. Kjo u quajt njolla e ftohtë, sepse nëse në qiell nuk ka yje, dhe duke e matur temperaturën duket temperaturë blu, nëse ka yje duket e kuqe. Prandaj ajo që ne parashikuam si hapësirë bosh në qiell u quajt njolla e ftohtë. Ne parashikuam që duket të ketë një farë asimetrie, një thyerje të simetrisë ndaj masës që shihej në hemisferën Veriore, dhe ndaj masës që shihej në atë Jugore, atë qiellit, duhet të ketë një drejtim të preferuar, që ka lidhje me krijimin e qiellit të universit tonë. Parashikimet u bënë në vitin 2006. Ndaj mend se disa nga bashkëpunëtorët e mi u frikësuan dhe thanë se nuk mund të dalim me një publikim, që një pjesë në qiell është komplet bosh, sepse ishte diçka e paparashikueshme, sepse Big Bangu na parashikon të kundërtën çdo gjë në qiell janë uniformë. Pati kontestime dhe e hodhën poshtë si diçka që ka mundësi që të mos jetë aty, por ne nga ana statistike nuk e hedhim dot poshtë. Këtë vit në qershor të 2015 pas 7 vjet lufte me ekipeve të ndryshme eksperimentale, më së fundmi sateliti evropian Planck dhe që është ndërtuar pikërisht për të matur këto struktura e konfirmoi, që të tëra ato anomali, si pjesa bosh në qiell, mungesa e simetrisë etj., u konfirmuan. Prandaj jam shumë e lumtur për këtë.
Së fundmi, shkencëtarët zbuluan planetin e ri, i Kepler-452b, ç’mund të na thoni më tepër për ngjashmëritë e tij me tokën?
Nuk kam treguar asnjë lloj interesi ndaj planetëve, sepse nuk është asnjë habi. Planeti ynë nuk është diçka e veçantë, përderisa ne e dimë se sistemi diellor ka planete, por diskutohet që mund të ketë dhe planete të tjerë, në sistemet diellore ose dhe në skajet e planetëve të tjerë.
Nëse një ditë toka rrezikohet për t’u mos bërë më e banueshme. A do të kishte mundësi njeriu që të jetonte në një planet tjetër. Nëse po, në cilin prej tyre?
Pak a shumë përgjigjja është jo pavarësisht sesi planeti tokë ka shumë, me siguri janë shumë struktura të shpërndara në univers, të cilat janë aq larg, saqë do të ishte e pamundur për në që të shkojmë në një planet tjetër, që i ka kushtet si duhet për jetën, në mënyrë që të kemi ajër dhe që të jetë në një largësi të caktuar nga dielli, duhet që të jetë aq larg, që të ketë temperatura të përshtatshme për jetën. Kur të vinte koha që të gjenim një planet, që i ka këto kushtet që ka planeti ynë, distanca nëpërmjet nesh dhe atyre do të ishte aq larg, saqë do të duheshin mijëra vite, që të luftonim për të arritur atje. Asnjë nga ne nuk do të arrinte i gjallë.
Ju vetë a do të kishit dëshirë të udhëtonit në hapësirë?
Jo, aq shumë dëshirë për të udhëtuar, sepse nga ana praktike duhet një trajtim i jashtëzakonshëm, duhet që të jesh shumë e fortë nga ana fizike, që ta përballosh udhëtimin. Nga ana tjetër udhëtime në hapësirë me anë të imagjinatës, unë dhe kolegë të tjerë i bëjmë përditë.
Pas kaq orësh të jetës suaj dedikuar qiellit, mendon se vëzhgimi i universit përmban firmën e një Zoti krijues?
Ne tani kemi kaluar nga universi te multiversi, kjo është ajo që po kalon fizika në këtë dekadë. Duke zgjeruar njohuritë tona ndaj natyrës, ne tani nuk studiojmë thjesht se çfarë ka në një univers diellor, apo ngjitur me galaktikën. Ne i kemi kapërcyer këto dhe me teknologjinë jemi më larg. Çfarë ka bërë Zoti e kemi kuptuar, tani jemi në stadin që universi ynë është  dhe nuk është aq i madh, sepse ka shumë struktura të tjera jashtë universit tonë, që në fakt ne jemi kurioz sesi janë krijuar. Kur vjen puna te universi, që ti e mendon si një grimcë në oqean ku janë dhe miliona dhe miliona grimca të tjera. Pyetja e krijimit ka kaluar më lartë, meqenëse nuk mban një rol special është thjesht një grimcë në oqeanin e kozmosit.
Dhe së fundmi, me çfarë konkluzionesh dolët nga konferenca që organizuat në Suedi?
Bukuria ishte që unë vendosa që të mbledh baballarët themelues, dhe në vend që të mbanin fjalime, të diskutonim, për ato që janë thënë para 40 vjetësh. Ne u takuam për të zgjidhur problemin e uljes së informacionit në black hole dhe kjo duket se ka funksionuar. Një iniciativë që duke shumë e thjeshtë që të mbledhësh për një javë themeluesit e black hole, ka bërë që të punojmë dhe mos ta shtyjmë këtë zgjedhje që e kemi shtyrë më tej.
Please follow and like us: