Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja që i gjen partner të pasurve

Gruaja që i gjen partner të pasurve

Lara Asprey ka një punë të veçantë. Ajo i prezanton femrave burra beqarë dhe të pasur të moshës 45-55 vjeç dhe i ndihmon të krijojnë një lidhje dashurie mes tyre. Ajo thotë se ka shumë njerëz të pasur të disponueshëm, por janë të “fshehur për radarët”.

Në derën e 33-vjeçares trokasin shumë të pasur për ndihmë dhe jo vetëm meshkuj, por edhe femra të suksesshme në karrierë, por më pak në dashuri. Javën e kaluar, një amerikan 50-vjeçar i kërkoi asaj disa këshilla. E mori me një avion privat në Kanë, aty ku banonte, dhe Lara kaloi dy ditë me të duke i ndryshuar imazhin.

“Në shumicën e rasteve, të pasurit kanë nevojë për parapërgatitje para se të dalin në një takim. Kjo është puna ime, t’i përgatis. I këshilloj për flokët dhe këpucët. Beqarët zakonisht futen në rutinën e tyre dhe vishen si të ndihen më rehat”, tregon Lara.

Ajo shpjegon se jeta është shumë e vështirë për meshkujt e suksesshëm që i kanë kaluar të pesëdhjetat. “Kanë një profil profesional dhe e vlerësojnë shumë privatësinë e tyre. Nuk duan të dalin në treg. Zakonisht nuk kanë kohë, pasi janë të zënë me udhëtime e punë. Edhe pse mund të negociojnë për miliona dollarë, janë shumë të turpshëm me femrat. Nuk duan që të prezantohen me femra nga shokët apo kolegët dhe nuk duan as të njihen online. Është një punë e vështirë, por unë kam bashkuar plot çifte”, shpjegon Lara.

Please follow and like us: