Albspirit

Media/News/Publishing

Milioneri 16-vjeçar

Një 16-vjeçar ka arritur të fitojë shumë para dhe të bëhet një milioner falë krijimit të dy aplikacioneve. Ben Pasternak, një i ri australian nën 18 vjeç ka fituar tashmë 2 milionë dollarë. I riu ka ecur në gjurmët e të atit dhe gjyshit të tij, të dy biznesmenë. Gjyshi i tij, Isador Magid, me origjinë ruse, i cili vdiq në vitin 2004, shpiku patatet e skuqura “Twisties”, shumë të famshme në Australi. Ndërsa Ben iu fut biznesit më herët. Debutimin në botën e biznesit ai e bëri në moshën 15-vjeçare, duke krijuar “Rush Impossible”, një lojë që është shkarkuar nga mbi 1 milion e 300 mijë përdorues. Ndërsa në 14 prill, Ben krijoi një aplikacion i quajtur “Flogg”, që shërben për adoleshentët. Ai u mundëson atyre që të shesin sende në internet. Falë pasurisë që krijoi me krijimin e dy aplikacioneve, Ben shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku jeton në një apartament në Manhatan, duke punuar 14 deri në 16 orë në ditë dhe ka shtatë të punësuar, të gjithë me kohë të pjesshme dhe të gjithë nën 30 vjeç.
Please follow and like us: