Panairi i Turizmit, Hotelierise dhe Gastronomise “Travel Fair 2016”
Panairi i Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016” do të hap edicionin e 13-të me rradhë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë. Ngjarja do të fillojë të Enjten më 21 Prill, në orën 10:00 dhe do të zgjas deri të Premten në orën 18:00.
Travel Fair, këtë vit përveç Komunave të Kosovës, do të mirëpres pavionet e shteteve rajonale, si; Agjencia Kombëtare e Shqiperisë, Organizata Kombëtare e Malit të Zi, Ministria e Turizmit të Malit të Zi, Organizata Turistike e Ulqinit, Organizata Turistike e Budvës, Organizata Turistike e Tivarit, Organizata Turistike e Kotorit, Agjencia për Promocion dhe Mbështetje të Turizmit të Maqedonisë, etj.
Në panair gjithashtu do të ekspozohen shumë pika të reja turistike si nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse, shumë biznese si agjencitë kyçe turistike, organizatorë udhëtimesh, hotele, rezorte, restorante, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetesorë, malor, avanturier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, etj.
Travel Fair, tashmë 13 vite me rradhë vazhdon ndikimin në zhvillimin sistematik të turizmit përmes këtij panairi, duke qenë aktiviteti më i rëndësishëm në rajon për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit, duke plotësuar standarde ndërkombëtare të organizimit, të bërit biznes, dhe krijimit të partneritetit të qëndrueshëm me klientë.
Çdo vit paralelisht me ekspozimin e klientëve, organizatori bën rifreskimin e aktiviteteve paralele sociale dhe kryesisht aktuale me kohën, me qëlllim të ngritjes konstante të vizitorëve si profesionist ashtu dhe publikut të gjerë.
Gjatë panairit, për vizitorët profesionist do të mbahet aktiviteti më i ri i bashkangjitur ngjarjes “GATIME PROFESIONALE TË USHQIMIT”, të cilat do të realizohen nga kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht nga kuzhina Italiane, Spanjolle, Zvicërane, vendore e kombinuar me atë Mediterane në një mënyrë shumë unike. Ky aktivitet ju vie në ndihmë restoraneve të Kosovës e në veçanti Kuzhinierëve të vendit që e kanë rastin të përfitojnë nga këta ekspertë.
Z. Alfred Marku, kuzhinier profesionist dhe udhëheqës i Hotel Restorant Rapsodia në Shqipëri
Z. Francisco Arriola, (MasterChef Albania) kuzhinier profesionist dhe udhëheqës i “Francisko Spanish Restaurant në Prishtine
Kuzhinieri nga Hoteli i vetëm me dizajn të veçantë “Boutique” dhe frymë Zvicërance në Kosovë, Hotel Gracanica
“Degustim i Verërave” vendore dhe ndërkombëtare nga RINGS WINE
Suksesi i këtij aktiviteti të inkorporuar për herë të parë këtë vit, sipas hulumtimit të bërë do të rezultojë në ngritjen e frekuentimit të vizitorëve, deri në 45% më tepër se vitet paraprake. Gjithashtu, do të kontribuojë në rritjen e mijëra vizitorëve profesionist nga sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë.
Në panair, do të mbahen edhe shumë aktivitete tjera sociale për gjithë vizitoret, si: shpërndarja e 15 pakove turistike nga ekspozuesit tek vizitorët, eksperiencimi i pilotit përmes Simulatorit të Fluturimit, zhvendosja e programit argëtues më të shikuar të Televizionit Klan Kosova “Super Sfida” në panair, ku shumë vizitorë do ta kënë kënaqësinë të argëtohen përmes lojërave interesante dhe shpërblimeve të dhëna nga sponzorët/bizneset e lojës.
CEO në cilësinë e organizatorit ju uron suksese të gjithë ekspozuesve duke shpresuar se gjatë këtyre ditëve, jo vetëm promovimi i veprimtarisë dhe/apo i produkteve dhe shërbimeve do të jenë në qendër të vëmendjes por do të gjejë hapësirë të mjaftueshme edhe përforcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes subjekteve dhe institucioneve duke kontribuar në rritjen e vazhdueshme dhe qëndrueshme të këtij sektori.
Shihemi në edicionin e 13-të me përplot RISI, si për BIZNESE ashtu dhe për VIZITORË.
web: www.ceokos.com