Albspirit

Media/News/Publishing

Puthja që kushtoi 90 mijë dollarë

Një grua ka paguar 90 mijë dollarë për një puthje me Ricky Martin. Shuma e parave do të shkojë për Fondacionin Amerikan për Kërkimet mbi AIDS-in.

Ky “blerje” ka ndodhur gjatë një darke bamirësie në San Paolo, Brazil, ku këngëtari ka marrë pjesë bashkë me personazhe të tjerë të famshëm si Naomi Campbell, Marc Jacobs e Kate Moss.

Pasanikja fatlume është Ana Paola Diniz, pronare e disa resorteve turistike.

Megjithatë, pas puthjes nuk ka pasur asgjë më shumë. Këngëtari është larguar nga darka dorë për dore me të dashurin e tij, Jwan Yosef.

Please follow and like us: