Albspirit

Media/News/Publishing

TAP, nis zbatimi i projektit në Shqipëri

Rreth 13,000 tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri.

Tubat janë prodhuar nga kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH.

Tubat kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit.

Tubat e parë kanë arritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15.

Anija e parë transportoi 1,390 tuba si dhe 73 bërryla

Shkarkimi nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.

Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90.000 m2.

90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar të Tubacionit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra.

Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra.

Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.

Pesha e tubave të çelikut për seksionin prej 215 km në Shqipëri është rreth 126.000 tonë. Kjo është sa 17 herë pesha e strukturës prej çeliku në Kullën Eifel (7.300 tonë) në Paris.

Një saldim i tubacionit ka gjatësi prej 3,83 m. Gjatësia e përgjithshme e saldimit për seksionin shqiptar të tubacionit është 16.5 km, që është pothuajse sa distanca nga Sheshi Skënderbej deri në Aeroportin e Rinasit.

Veshja e jashtme është e përbërë prej tre shtresash polietilen (3LPE) me trashësi minimale veshjeje prej 3,3 mm dhe sasi të përgjithshme prej 825.000 m2, e barabartë me 120 fusha futbolli.

Muret e brendshme të tubacionit janë të veshura me rrëshirë Epoksi. Qëllimi i saj kryesor është të reduktojë fërkimin e rrjedhjes së gazit dhe si rrjedhojë të kursejë energji në Stacionin e

Trysnia maksimale e operimit në Stacionin e Kompresorëve është 95 bar, që është 50 herë më e lartë se trysnia e një gome makine.

Toka e marrë përkohësisht për korridorin e punës së tubacionit është rreth 8.170 ha (81,7 km²) që është pothuajse sa dy herë sipërfaqja e qytetit të Tiranës.

Toka e marrë në përdorim të përhershëm për 9 Stacionet e Valvulave të Bllokimit, 1 Stacion Kompresorësh, dhe 1 Stacion Matjesh është gjithsej 70 ha, që është e barabartë me sipërfaqen e 90 fushave futbolli.

Volumi i gërmuar i kanaleve për seksionin e tubacionit prej 215 km në Shqipëri është 1.600.000 m³ që është e barabartë me rreth 2/3 e volumit të Piramidës së Keopsit në Egjipt.

Please follow and like us: