Trashëgimtarja e Skënderbeut
Trashëgimtarja e Skënderbeut: Një mbretëreshë bukurie! (Foto/Video)
Ajo është 19 vjeç dhe një violiniste e talentuar, por ka diçka tjetër te Sophie që e lidh atë me historinë e Shqipërisë.
Sophie Castriota është brezi i 14-të i Gjergj Kastriotit, dhe këtë gjë ajo mundohet të mos e fshehë në asnjë moment.
Bukuroshja e cila jeton në Brisbane të Australisë dhe studion në Akademinë e Muzikës, ka treguar me anë të fotove të shumta në Instagram se ndihet shumë krenare për origjinën e saj, shkruan anabel. Ajo nuk e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por nuk harron të bëjë simbolin e shqiponjës me dy duart. Sophie me një talent të madh në violinë, ka luajtur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në sheshin e Melbourne-t vallen e Rugovës, duke i prezantuar vendasit me një copëz arti tradicionale shqiptare.
19-vjeçarja ka treguar se së bashku me të ëmën janë duke punuar për realizimin e një filmi biografik mbi jetën e Skënderbeut. Sipas Sophies, kjo do e bashkojë akoma dhe më shumë kombin shqiptar. Violinistja e re dallohet dhe për një pamje mahnitëse. Fotot tregojnë qartë që përpos gjakut, edhe bukuria e saj është mbretërore. Për më shumë, shfletoni galerinë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qLQk3ksd-78?feature=oembed]