Albspirit

Media/News/Publishing

8 milionë të vdekur nga fatkeqësitë natyrore në shek. XX

Sipas një studimi të fundit, mbi 8 milion njerëz në gjithë botën kanë humbur jetën nga fatkeqësitë natyrore që nga fillimi i shekullit të 20-të. Këto të dhëna janë bazuar në mbi 35 mijë raste të katastrofave natyrore gjatë 115 viteve të fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme me vlerë rreth 7 trilion dollarë amerikanë. Që nga viti 1900, më shumë se gjysma e viktimave kanë vdekur gjatë përmbytjeve, ndërsa mbi 2,3 milion kanë vdekur nga tërmetet në mbarë botën. Fatkeqësia më e tmerrshme e kohëve të fundit ka qënë cunami i oqeanit Indian në vitin 2004, i cili mori 230 mijë jetë. Ndërsa më i madhi për sa i përket dëmeve financiare ishte tërmeti vdekjeprurës dhe cunami në Japoni i vitit 2011, që shkaktoi mbi 330 miliardë dollarë dëme.

Please follow and like us: