Albspirit

Media/News/Publishing

Fetë kryesore në Kinë

Budizmi 

Budizmi ka hyrë në Kinë rreth shekullit të parë të erës sonë, filloi të përhapet gjerësisht pas shekullit të 4-të të erës sonë dhe është bërë gradualisht feja me ndikim më të madh në Kinë. Budizmi kinez ndodhet në bazë të tre familjeve të mëdha të gjuhëve dhe mbi këtë bazë kemi budizmin e familjes së gjuhës Hane, budizmin e familjes së gjuhës tibetiane dhe budizmin e familjes së gjuhës Bali ( ?), ose budizmin jugor. Numri i murgjve të këtyre tre grupeve të mëdha sipas familjeve gjuhësore ka arritur në 200 mijë. Tani në Kinë ka 13 mijë tempuj të hapur të budizmit, 33 shkolla budiste dhe afro 50 lloje botimesh budiste. Budizmi tibetian është një degë e budizmit kinez, që është përhapur kryesisht në Rajonin Autonom të Tibetit, Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në provincat Çinhaj etj. Banorët tibetianë, mongolë, Ygu, Mënba, Luoba dhe Tu besojnë, në përgjithësi, budizmin tibetian dhe numri i besimtarëve të tij arrin në afro 7 milionë. Budizmi jugor është kryesisht i përhapur në qarkun autonom Sisuanbana të kombësisë Daj, në qarkun autonom Dëhong të kombësive Daj dhe Gjinbo, në zonën Sëmao të provincës Ynan të Kinës jug-lindore. Në budizmin jugor beson shumica e banorëve Daj, Bulang, Açan dhe Va. Numri i besimtarëve të  tij arrin në mbi 1 milion. Kurse në budizmin Han besojnë kryesisht banorët Hanë, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Kinës.

(Tempulli i famshëm i budizmit në Kinë,tempulli Shaolin)
Taoizmi

Taoizmi është lindur dhe përhapur në Kinë. Ai filloi qysh në shekullin e dytë të erës sonë dhe ka një histori mbi 1800 vjeçare. Taoizmi është trashëguar nga adhurimi i natyrës dhe i paraardhësve në kohën e lashtë, ka pasur shumë fraksione në histori dhe më vonë është bashkuar në dy fraksione, si Quanzhën Tao dhe Zhëngyi Tao, që ushtrojnë ndikim në gjirin e banorëve të kombësisë Hane. Për arsye se Taoizmi nuk ka ceremonitete  dhe rregulla të rrepta të hyrjes së besimtarëve, pra është vështirë të numrohet numri i besimtarëve të tij. Tani në Kinë ka mbi 1500 tempuj doistë dhe mbi 25 mijë murgj e murgeshë taoiste.(Vendi i shenjtë i taoizmit-mali Çingchëng i Provincës Sëchuan)

Islamizmi

 

Islamizmi filloi të hyjë në Kinë në shekullin e 7-të. Në Kinë shumica e mbi 18 milionë banorëve të pakicave kombëtare, si të kombësive Hui, Ujgure, Tatare, Kërkëze, Kazake, Uzbeke, Dongsiang, Sala, Baoan etj. e beson islamizmin. Shumica e myslimanëve kinezë është përqëndruar kryesisht në Rajonin Autonom të Sinkiang-ujgurit dhe në Rajonin Autonom të Ninsia-Huit, si dhe në provincat Gansu, Çinhaj, Ynan dhe në provinca e qytete të tjera. Tani në Kinë ka mbi 30 mijë xhami dhe mbi 40 mijë hoxhallarë.

(Xhamia Tongxin në Ning Xia)

Katolicizmi

 

Katolicizmi kishte hyrë disa herë në Kinë qysh nga shekulli i 7-të dhe pas luftës së opiumit në vitin 1840 filloi të përhapet gjerësisht në Kinë. Tani në Kinë ka 100 zona fetare katolike dhe afro 5 milionë besimtarë, afro 5 mijë kisha (manastirë) të hapura dhe 12 Institute fetare. Gjatë afro 20 vjetëve të fundit Shoqata kineze katolike ka përgatitur mbi 1500 priftë të rinj, ndër ta mbi 100 u dërguan për studime jashtë vendit. Tek katolicizmi kinez janë pagëzuar çdo vit mbi 50 mijë veta. Çdo vit botohen mbi 3 milionë ekzemplarë “Bibla”.

 

(Kisha katoliciste në bulevardin Wangfujing të Pekinit)

Kristianizmi    

 

Kristianizmi filloi të hyjë në Kinë në fillim të shekullit të 19-të dhe sidomos pas luftës së opiumit. Në vitin 1950 kristianizmi ka zhvilluar lëvizjen e “frymës së autonomisë, të vetëmbajtjes dhe të vetëpërhapjes”, ku bëhej thirrja që në qarqet kristiane të spastrohen ndikimet imperialiste dhe të kultivohet me frymën e patriotizmit, që të përpiqen të realizohet fryma e kristianizmit kinez, e lartpërmendur. Tani në Kinë ka afro 10 milionë kristianë, mbi 18 mijë priftërinj dhe 12 mijë kisha dhe 25 mijë terrene të thjeshta (pika takimi) të aktiviteteve të besimtarëve.

 

Please follow and like us: