Gjendja e tanishme e popullsisë së Kinës
Kina është një vend me popullsinë më të madhe në botë, Deri në fund të vitit 2002, popullsia e përgjithshme e Kinës ishte l miliardë e 284 milionë e 530 mijë ( në të cilën nuk përfshihet popullsia e rajoneve të posacme administrative të Honkongut dhe Makaos dhe të provincës Tajvan ). Popullsia e Kinës përbën 1/5 të popullsisë së përgjithshme të botës. Kina është gjithashtu një vend me dëndësinë më të madhe të popullsisë në botë, ( mesatarisht 135 banorë/ kilometër katrore). Shpërndarja e popullsisë së Kinës është e pabarabartë, në pjesën lindore ka më shumë popullsi, kurse në pjesën perendimore më pak. Në zonat bregdetare të pjesës lindore, mesatarisht në cdo kilometër katërore jetojnë më se 400 banorë, në pjesën qendrore janë më se 200 banorë / kilometër katrore, kurse në zonat e rafshnaltës perendimore, as 10 banorë në cdo kilometër katërore. Tani jeta mesatare e kinezëve ka arritur në 71.40 vjece ( ndër to, jeta mesatare e meshkujve është 69,63 vjece dhe e femrave është 73,33 vjece ), 5 vjet më shumë se niveli mesatar në botë, 7 vjet më shumë se ajo e vendeve dhe rajoneve në zhvillim kurse 5 vjet me pak se ajo e vendeve e rajoneve të zhvilluara. Në vitin 2002, rritja e natyrshme e popullsisë ishe në uljen e vazhdueshme dhe numri i përgjithshëm i popullsisë ishte l miliard e 284 milionë e 530 mijë. Ndër ta, 502 milionë e l20 mijë banorë qytetarë që përbëjnë 39,1% dhe 782 milionë e 410 mijë banorë fshatarë që përbëjnë 60,9% të popullsisë së përgjithshme. Numri i mashkujve të mbarë Kinës ishte 661 milionë e l50 mijë, kurse ai i femrave ishte 623 milionë e 380 mijë. Përqindja e popullsisë nën moshën l4 vjeçare ishte 22,4%, përqindja e popullsisë nga mosha l5 deri në 64 ishte 70,3%, kuse përqindja e të moshuarëve mbi 65 vjecare ishte 7.3%. Numri i popullsisë së të moshuarëve arriti në 93 milionë e 770 mijë. Në gjithë vitin kanë lindur l6 milionë e 470 mijë foshnje, përqindja e lindjes ishte 1,286%. Gjatë vitit kanë vdekur 8 milionë e 210 mijë banorë dhe përqindja e vdekjes ishte 0,641%. Në gjithë vitin, numri i popullsisë u shtua 8 milionë e 260 mijë, përqinja e rritjes së natyrshme të popullsisë ishte 0,645%. |