Rrugëtimi i gjatë, nga Sulejmani i Madhërishëm, deri tek neo-otomanizmi
Profesor Alessandro Barbero, pedagog pranë Universitetit të Piemontit Lindor, është fytyrë e njohur e Rai Storia ku është konsulent për emisionin “Il Tempo e La Storia”. Kohë më parë në Stamboll, me rastin e Ditëve të Kulturës Historike të organizuar nga Qendra Kulturore Italiane e Beyoğlu, ka mbajtur një referat lidhur me Sulejmanin e Madhërishëm. E kemi kontaktuar dhe kemi kërkuar të kuptojmë evolucionin e Turqisë nga Sulejmani i Madhërishëm deri në themelimin e republikës dhe në propagandën neo-otomane, mbi të cilën bën një provokim: “Do të ishte një gjë e shkëlqyer nëse nga Libia në Siri një perandori e re otomane të merrte mbi vete përgjegjësinë e ruajtjes së rendit, në vend që t’ia linte ta bënte IS-i …”
Please follow and like us: