Wellington, njeriu që mundi Napoleonin
I dalluar në luftërat koloniale në Indi në fundin e shekullit të XVIII-të, në vitin 1809 u emërua komandant i përgjithshëm i forcave angleze në Spanjë e në Portugali. Qe ai njeriu që i dha fund pushtimit francez në tokën iberike. Pas mundjes përfundimtare të Napoleonit në Waterloo, ju kushtua politikës në radhët e konservatorët, duke marrë postin e Kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm.
Në det anglezët kishin Nelson. Në tokë kishin Wellington. I lindur në Irlandë në të njëjtin vit të Napoleon Bonapartit, në vitin 1769, Arthur Wellesley (më pas Duka i parë Wellington) është djali i tretë i Garet Wellesley, Kontit Mornington. Nëna e tij, e mbetur e ve, e dërgon në vitin 1781 në Eton College për të plotësuar formimin.