Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohen tre gazetarë të Gazetës Express në Maqedoni

Tre gazetarë të Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini  janë arrestuar sot në Shkup nga policia maqedonase pa ndonjë arsye.

 Ata janë prangosur nga autoritetet maqedonase vetëm pse kanë xhiruar para ndërtesës së  Parlamentit të Maqedonisë në Shkup.

Ndërkohë Kryeredaktori i Gazetës Express dhe autori i emisionit Zona Express, Leonard Kerquki, nuk po lejohet t’i afrohet stacionit policor ku po mbahen gazetarët.

Ekipi i Gazetës ka qëndruar sot në Maqedoni, respektivisht Kumanovë dhe Shkup, për xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.

Arrestimi ka ndodhur pavarësisht se ekipi i Gazetës Express i ka njoftuar autoritetet maqedonase se qëllimi i udhëtimit janë xhirimet.

Gazeta Express i ka njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë Ambasadën e Kosovës në Shkup dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, rreth rastit.

Please follow and like us: