Albspirit

Media/News/Publishing

Besa Rugova, vajza e dantellave e nominuar për çmimin “Zonjat e suksesit shqiptar në SHBA

Besa Neziri Rugova, stilistja e njohur nga Kosova , është nominuar nga Albanian Excellence ,si një nga zonjat e suksesit shqiptar në SHBA . Besa është pjesë e mbrëmjes së madhe Gala më 24 shtator në Symphony Space , ditën kur Zonjat shqiptare “do të pushtojnë Manhatanin” në New York.

Ajo është pjesë e suksesit se ka mësuar se përkushtimi, besimi në idetë dhe puna e palodhur, sjellin suksesin e garantuar. Vajza me balluke, energjike, paksa e ndrojtur, e dashur, kureshtare dhe plot imagjinatë, adhuruese e fustaneve , dantellave dhe këpucëve të kuqe, sot jeton në New York por me dashuri e shpirt nga Prishtina, qyteti i saj vendi ku u lind dhe krijua bota e saj artistike. New York është shtëpia e saj e dytë, që e rriti profesionalisht dhe i dha mundësinë të studiojë në njërën ndër shkollat më prestigjioze të modës në botë,”Parsons School of Design”. New Yorku mbetet burim i pashtershëm i energjisë krijuese dhe frymëzuese të Besa Neziri Rugovës ku ka momente kur ndihet e vetmuar në mesin e 12 milionë banorëve, e huaj dhe si hije, por kur ka dhe çaste kur i duket se qyteti është i tëri i saji dhe kur nuk dëshiron të jetë askund tjetër! Gjithmonë në luftë për të gjetur balancing.

Për herë të parë, suksesi i Zonjave shqiptare promovohet në metropolin e botës në Nju Jork. Për herë të parë Albanian Excellence, përvijon imazhin e gruas mbarëshqiptare të shekullit të XXI , në një libër i cili promovohet në këtë mbrëmje Gala.

Një mbrëmje Gala e paharruar , me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve të talentuar në Nju Jork, në mbrëmjen e 24 shtatorit në Simphony Space në Manhattan , promovon librin “Zonjat shqiptare në Nju Jork “. Zonjat e suksesit shqiptar në tapetin e kuq, zonjat e dinjitetit shqiptar ne skenën e madhe për të marrë trofeun e Ekselencës shqiptare.

Please follow and like us: