Koleksioni i Marlin Monrosë del në shitje
Koleksioni më i madh privat i kujtimeve të Marlin Monro në nëntor do të jetë pjesë e një ankandi shitjesh. Pjesë e koleksionit janë edhe kostumet nga filmat e njohur “Disave ju pëlqen e nxehtë” dhe “Nuk ka asnjë biznes si biznesi i shou-ve”, këto kostume pritet që të jenë edhe më të shtrenjtat me vlerë prej 400 mijë dollarësh. I gjithë koleksioni i cili përshin kostume veshje personale, bizhuteri, fotografi dhe gjëra tjera private kushton rreth 3 milion dollarë. “Ne do i ekspozojmë sendet nga jeta personale e saj. Është një pamje shumë intime e Marlin Morosë. Kemi sende private të saj, kemi dokumente e madje kemi edhe kostume të filmave më ikonike”, tha Xhenifer Lorenzi, eksperte e modës dhe kostumeve. Figura e marlin Morosë është ylli më i dashur për koleksionistët. Në vitin 2011 fustani i fildishtë që ajo mbante veshur në skenën e “Viti i shtatë që mezi pres” u shit me një çmim rekord prej 5.5 milion dollarësh. Ankandi do të mbahet në Los Anxhelos më 19 nëntor.