Albspirit

Media/News/Publishing

Kompanitë më të admiruara në botë, kryeson teknologjia

technology-word-cloud-11822373

Apple, Alphabet, Amazon kryesojnë listën e 50 kompanive më të admiruara në botë. Studimi rankon kompanitë, sipas disa parametrave, ku në bazë qëndron reputacioni në një proces të vazhdueshëm. Matja bëhet nga KornFerryHayGroup dhe ka vendosur nën analizë 1500 brande ndërkombëtare. Në platformën e llogaritjeve futen 1000 kompani amerikane dhe 500 të tjera jo amerikane me të ardhura vjetore më të mëdha se 10 miliardë dollarë. Nga përzgjedhja dalin në pah 15 gjigantë në secilën fushë dhe 10 më të mëdhatë për çdo shtet. Dhjetë vendet e para zihen totalisht nga kompanitë amerikane: Apple, Alphabet, Amazon ndiqen nga BerkshireHathaway i WarrenBuffet, njeriu i tretë më i pasur në botë, në vend të pestë Walt Disney, në të gjashtin Starbucks, në të shtatin Southwest Airlines. Mbyllin dhjetëshen e parë FedEx, Nike dhe GeneralElectric. Në fakt, mjafton të shihen tre pozicionet e para për të kuptuar se, që nga krijimi i kësaj liste, Top50 udhëhiqet nga një treshe e fortë efushës së teknologjisë. Dhe në listën e 50 kompanive janë disa dhjetëra të tjera që operojnë në fushën e teknologjisë janë: Facebook, Microsoft, Ibm, Salesforce.com, Intel, Accenture, Samsung, At&t.

Please follow and like us: