Konfuci dhe konfucianizmi
Konfuci ka ndikim të madh për kulturën tradicionale kineze. Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, një dijetar amerikan zgjodhi 100 persona me ndikim më të madh në historinë e njerëzimit, Konfuci radhitet në vendin e 5-të vetëm pas Jezu Krishtit, Sakyamunit etj. Kurse për kinezët, ndikimi i Konfucit është më i madh se persona të tjerë. Konfuci ishte krijuesi i konfucianizmit. Gjatë mbi 2000 vjetëve, konfucianizmi jo vetëm ka ndikuar politikën, kulturën, ekonominë e Kinës, por edhe ka ndikuar edhe në jetën e kinezëve. Disa dijetarë perëndimorë bile e konsiderojnë konfucianizmin si teoria fetare e Kinës. Në fakt, konfucianizmi ishte vetëm një teori filozofike, gjatë shoqërisë feudale mbi 2000 vjeçare të Kinës, ai zinte gjithmonë vendin drejtues. Konfucianizmi ka ndikim të madh edhe në disa vende aziatike, sot për shkak të jetesës së kinezëve në vende të tjera të ndryshme, konfucianizmi është përhapur në mbarë botën. Konfuci lindi në vitin 551 para erës sonë dhe vdiq në vitin 479 para erës sonë, ai kishte jetuar 100 vjetë më herët se dijetari i famshëm i Greqisë së Lashtë Aristoteli. Në moshën 3-vjeçare, vdiq i ati i Konfucit, ai dhe nëna banonin në provincën Shandong të sotme. Emri i Konfucit ishte Qiu, Konfuci ishte emër nderi i tij. Konfuci ka jetuar në periudhën “Pranverë dhe Vjeshtë” në historinë kineze dhe në shtetin e vogël Lu. Në atë kohë, kultura e shtetit Lu ishte më e përparuar. Konfuci nuk u bë funksionar i lartë, por kishte njohuri të pasura. Në Kinën e lashtë, arsimi ishte e drejta e posaçme e fisnikëve. Konfuci e theu këtë të drejtë të posaçme, ai hapi shkollën private, çdo njeri mund të studionte në këtë shkollë. Konfuci u shpjegonte studentëve mendimet e tij politike e etike. Sipas legjendës, Konfuci kishte 3000 studentë, ndër to 72 studentë u bënë dijetarë të mëdhenj. Mendimi i rreptë hierarkik i konfucianizmit përputhej me interesat e klasës sunduese dhe ishte në favor të stabilitetit dhe zhvillimit shoqëror, prandaj konfucianizmi zinte gjithmonë pozitën drejtuese në kohën feudale të Kinës. Konfuci theksonte etikën e rreptë dhe vuri në dukje se populli duhet t’i bindej pa kusht mbretit, fëmijët duhet t’u bindeshin prindërve, kështu do të realizoheshin paqja e vendit dhe harmonia e jetesës. Sapo doli teoria e Konfucit, ajo nuk u bë menjëherë teoria drejtuese. Deri në shekullin e dytë para erës sonë, sundimtarët zbuluan se teoria e Konfucit ishte në favor të ruajtjes së stabilitetit të shoqërisë feudale prandaj e caktuan si teoria drejtuese e shtetit. Libri “Lunyu” shënoi mendimet dhe thëniet e Konfucit. Në kohën e lashtë të Kinës, ky libër konsiderohej libri i shenjtë si “Bibla” në perëndim. Populli duhet të mësonte këtë libër për të rregulluar jetesën e vet, kurse funksionarët duhet të mësonin këtë libër për të marrë njohuri të administrimit. Në historinë kineze kishte një thënie “Gjysma e Lunyut mund të administronte vendin” që do të thotë se nëse një njeri zotëronte gjysmën e teorisë së “Lunyut”, ai mund të administronte një vend. Në fakt, “Lunyu” ishte një libër me përmbajtje të pasura dhe fjalë të gjalla. Në këtë libër thëniet e Konfucit lidheshin me shumë anë, për shembull me mësimin, me muzikën, me turizmin, me miqësinë etj. Shumë fjali të Konfucit në “Lunyu” janë bërë fjalë të urta që shfrytëzohen shpesh nga kinezët. Për shembull, “Ndër 3 njerëz ka një mësues”, domethënë çdo njeri ka merita të veta, njerëzit duhet të mësojnë me njeri-tjetrin. |