Parfumi me emrin “Shqipëria Ime”
Të apasionuar me botën e modës, ata kanë ideuar një element tepër të rëndësishëm të së përditshmes, parfumin “Shqipëria ime”. Çifti rrëfen se si iu lindi ideja për një produkt të tillë.
“Duke studiuar “Fashion Design” ideja vjen natyrshëm. Pastaj fakti që ne të dy jemi emigrantë dhe vuajmë idenë që nuk kemi asgjë tonën, kështu që na lindi ideja që të sillnim diçka të vendit tonë në të gjithë botën”, shprehet Jola.
Ndonëse frymëzimi i tyre ishte i çastit, për ta konkretizuar parfumin “Shqipëria ime” u desh 1 vit e gjysme. Megjithatë ky parfum ka disa përbërës të veçantë për të gjithë ata që duan të kenë një copëz nga atdheu gjithnjë me vete.
“Përveç dizajnit, ngjyrave kuq e zi, vargjeve të stampuara në certifikatë, natyrisht që notat e zemrës së parfumit janë kryesisht nga Shqipëria. Një element i veçantë është edhe çaji i malit, tipik shqiptar”, thotë Jola.
Jola dhe Nertili rrëfejnë se duan të zgjojnë ndjenjën nacionaliste, gjë të cilën duket se ia kanë arritur me sukses.
“Besoj se po, pasi nga shitjet kam parë se mesazhi po përcillet mjaft mirë”.
Por për vetëm një javë edhe të huajt kanë shfaqur interes ndaj parfumit “Shqipëria ime”, i cili ka sjellë edhe të ardhurat e para.
“Si çdo produkt në hapat e para, por patjetër që shitje ka. Shitjet më të mëdha kanë qenë në Amerikë dhe në Kanada”, thotë Jola Hasimit.
Ky është produkti i parë që e fut shtëpinë e modës “Jola Hasimi” në tregun ndërkombëtar të kësaj fushe. Por pas parfumit “Shqipëria ime”, Jola dhe Nertili do të nxjerrin në treg të tjera produkte, të cilat preferojnë të mbeten mister.
“E kemi thënë që edhe produktet që do të vijnë në fushën e modës do të jenë element risi, po ashtu siç ishte edhe parfumi. Tradita shqiptare është karakteristike e e Jola Hasimit.
/ Top Channel