Albspirit

Media/News/Publishing

“Shenjtori i poezive” Du Fu dhe poezitë e tij

Në historinë e letërsisë së Kinës, njerëzit, me emrat “Li-Du”, shprehin sukseset më të larta të poezive të dinastisë Tang (618-907). Li do të thotë Li Po dhe Du do të thotë Du Fu, që të dy quheshin “shenjtorë të poezisë”.    Du Fu që lindi në vitin 712 të erës sonë, ishte nipi i poetit të njohur kinez Du Shenyan. Që nga fëmijëria e tij, Du Fu shumë i zgjuar, studionte me zell në ambjentin e mirë studimor të familjes. Që në moshën 7-vjeçare ai ishte në gjendje të krijonte vjersha. Kur ishte i rritur, ai kishte talent të madh për kaligrafim, pikturë dhe kompozim, përveç këtyre dinte edhe ushtrimet e kalorësisë dhe të shpatës. Në kohën e rinisë, Du Fu me ideal të madh filloi në moshën 19-vjeçare jetën romantike duke udhëtuar nëpër Kinë. Kjo periudhë ka qenë pikërisht periudha e lulëzuar e dinastisë Tang. Du Fu kishte udhëtuar dhe vizituar shumë vende pikturistike me male e lumenj të njohur, prej të cilave kishte fituar shumë njohuri, dhe shkroi shumë poezi, si vargjet shumë të njohura:“Lart ngjitem në kulmin e majës së malit,

Poshtë i hedh vështrimin të gjitha maleve të vogla.”

Si shumë letrarë të tjerë, edhe Du Fu dëshironte të kishte përparime në rrugën e funksionarit. Ai shpesh në vjersha e artikuj lavdëronte funksionarët e lartë në pushtet, merrte pjesë në provimet perandorake, por shpesh herë dështonte. Në moshën e mesme Du Fu kaloi një jetë të hidhur e të varfër në kryeqytetin e dinastisë Tang – Çanan, ku pa me sytë e vet jetën luksoze të pushtuesve dhe pamje të të vdekurëve të varfër nga ftohtësia dhe uria. Kështu ai shkroi vargjet e njohura paralajmëruse: “Brenda portës së kuqe nuhat era e kalbur e mishit dhe e rakisë, kurse në rrugë shihen njerëz të vdekur nga të ftohtit.”

Nga dështimi në rrugën e funksionarit dhe nga presioni i jetës së varfër, Du Fu kishte kuptuar degjenerimin e sunduesve dhe vuajtjet e popullit, duke u bërë gradualisht një poet, që preokupohej gjithnjë për shtetin dhe për popullin.

Në vitin 755 të erës sonë, Du Fu 43-vjeç siguroi më në fund një vend pune si funksionari, por pas një muaji ndodhën luftimet në dinastinë Tang dhe qysh nga ajo kohë luftimet vazhduan pandërprerë. Në këtë periudhë Du Fu endej lart e poshtë, duke vuajtur shumë. Ai e kishte njohur akoma më qartë realitetin dhe kishte shkruar shumë poezi të njohura, si “Funksionari Shëhao”,  “Funksionari Tongguan”, “Funksionari Xinan”, “Ndarja e çiftit pas martesës së re”, “Ndarja në kohën e pleqërisë”, “Ndarja pa familje” etj., nëpërmjet të cilave poeti Du Fu kishte shprehur simpatinë e thellë për popullin dhe urrejtjen e madhe për luftën.

Në vitin 759 të erës sonë, Du Fu u dëshpërua krejtësisht për politikë dhe dha dorëheqjen nga funksioni i tij. Në atë kohë qyteti Çanan ndodhej në thetësirë, Du Fu nuk mund të jetonte më aty dhe duke e marrë gjithë familjen me vete mërgoi në Çëndu të Kinës jug-perëndimore, ku me ndihmën e miqve kaloi 4 vjet në fshehtësi. Në kohën më të vështirë ai shkroi poezinë: “Kënga e kasolles së prishur për erën e vjeshtës”, ku përshkruhej jeta e mjeruar e gjithë familjes së tij dhe nisur nga ndjenjat e veta ai mendonte për mijëra banesa e që të zhdukeshin vuajtjet e njerëzve të varfër, bile mendonte që me sakrificat e veta të shkëmbente gëzimet e harenë e njerëzve të varfër. Në këto poezi tregohen ndjenjat e vërteta ideali i lartë dhe vyrtytet e larta të poetit.

Në vitin 770, Du Fu 59-vjeçar vdiq në mes të rrugës së mërgimit nga varfëria dhe sëmundja. Në mbi 1400 vjersha e poezi të Du Fusë, që ekzistojnë tani, pasqyrohet thellësisht pamja e përgjithshme shoqërore mbi 20-vjeçare e dinastisë Tang nga lulëzimi në rënien e saj pas luftimeve të shumta. Këto vjersha e poezi me madhështi epopeje dhe me shumëllojshmëri të formave kishin adoptuar anët e mira të shumë fraksioneve të tjera dhe kishin përmbajtje të gjera e të thella, ndjenja të vërteta e të hollësishme, kishin kombinuar sukseset e vjershave e poezive klasike, duke i çuar përpara, duke krijuar dhe duke zgjeruar shumë sferat e poezive, kështu që vjershat dhe poezitë e Du Fusë ushtrojnë ndikime shumë të thella për pasardhësit tanë.

Please follow and like us: