9 fakte të panjohura nga jeta e mbretëreshës Elizabeth II
Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II feston këtë javë 90-vjetorin e saj të lindjes. Në kuadër të këtij përvjetori special gazeta “Indipendent” ka sjellë në vëmendje 9 fakte nga jeta e saj, të cilat mund t’u duken disi befasuese.
Mungesa e pasaportës
Mbretëresha nuk përdor zyrtarisht asnjë pasaportë për të udhëtuar, pasi mund të lëvizë lirshëm brenda dhe jashtë zonës së kontrollit.
Flet një frëngjishte të rrjedhshme
Elizabeth II flet një frëngjishte të rrjedhshme. Ajo është shfaqur para kamerave duke biseduar me presidentin Holand pa nevojën e një përkthyesi.
Ka punuar si mekanike
Në vitin 1945 princesha Elizabeth iu bashkua ushtrisë për të punuar si mekanike.
Koleksioni i saj i peshqve
Një ligj i Mbretit Edward II i lejon familjes mbretërore të ketë në pronësi “peshqit mbretëror”, ku përfshihen balenat dhe disa lloje delfinësh.
Ka marrë si dhuratë kafshë të ndryshme
Ajo mori si dhuratë dy qenë të racës Corgis, gjatë vizitës së zhvilluar në Brazil në vitin 1968, si dhe xhaguarë dhe kastorë të zinj në vizitën në Kanada. Kafshët i janë dhuruar një kopshti zoologjik në Londër.
Dërgoi email-in e parë në vitin 1976
Megjithëse i përket gjeneratës së vjetër, mbretëresha e ka dërguar shumë herët e-mailin e parë. Në vitin 1976 ajo dërgoi mesazhin e parë elektronik nga një bazë ushtrie.
S’ka nevojë për leje drejtimi
Mbretëresha s’ka nevojë për një leje drejtimi për automjete, çka lidhet sërish me statusin e saj social.
Ka shumë nipër e stërnipër
Mbretëresha ka plot 30 nipër dhe stërnipër, mes të cilëve një emër i njohur për median është ish-modelja Edwina Brudenell.
Ka koleksionuar kuponët e fustanit të martesës
Elizabeth II ruan ende kuponët të cilat datojnë që nga viti 1947, kohë kur ajo bleu materialet për të dizajnuar fustanin e saj të martesës me princin Philip.