Albspirit

Media/News/Publishing

Aktoret e famshme që refuzojnë të zhvishen para kamerave

Puna e aktorëve mund të duket tejet e lehtë, sidomos kur krahasohet me pagën që marrin. Megjithatë, duket se edhe ata shpeshherë vihen përballë situatave të pakëndshme dhe jo rrallëherë detyrohen t’i refuzojnë disa skena, të cilat i konsiderojnë të papërshtatshme

Sarah Jessica Parker

E famshmja për rolin e saj si as Carrie Bradshaw në ‘Sex and the City’, është aktorja e vetme, e cila ka pasur kontratë për të mos u paraqitur e zhveshur. Edhe pse koleget e saj nga seria kanë pranuar që të xhirojnë skena seksi, aktorja ka thënë se nuk i pëlqejnë skenat me lakuriqësi, skenat me lodra seksi apo me gjuhë vulgare. “Personazhi im, Carrie, ka puthur shumë meshkuj, por ai ishte kufiri im”, ka thënë Sarah për gazetën britanike ‘Sun’.

Julia Roberts

Gjatë premierës së filmit të saj ‘Duplicity’ në vitin 2009, Julia është pyetur nëse do të konsideronte ndonjëherë që ta xhirojë ndonjë skenë me lakuriqësi. “Kjo nuk është një gjë për mua, pra nëse dikush kërkon që ta bëjë një gjë të tillë, mund ta presë refuzimin tim. Jam nënë e tre fëmijëve, nuk mund ta xhiroj një skenë të tillë”, ka thënë ajo.

Jessica Alba

Aktorja e shndërruar në sipërmarrëse Jessica Alba refuzon që të paraqitet e zhveshur në ekran, për shkak të vlerave familjare. “Nuk dëshiroj që gjyshi dhe gjyshja t’i shohin gjinjtë e mi. Kjo është e tëra”, ka thënë aktorja për revistën ‘Glamour’. Edhe pse në filmin ‘Sin City’ është paraqitur me veshje të brendshme, nëna e dy fëmijëve ka thënë se kurrë nuk do të paraqitet tërësisht e zhveshur në film.

Hilary Duff

Aktorja/këngëtarja ia ka dalë që të mos paraqitet e zhveshur në ekran gjatë tërë karrierës së saj të muzikës dhe aktrimit. Ajo nuk beson se një femër duhet të zhvishet për ta treguar veten e vërtetë ndaj botës. “Nëse luaj në një film dua që të jem vetja. Nuk dëshiroj që ta zhvesh bluzën apo çfarëdo tjetër”, ka thënë ajo dikur për gazetën londineze ‘Daily Telegraph’.

Anna Kendrick

Ylli i filmit ‘Pitch Perfect’ është një aktore, e cila gjithashtu nuk zhvishet për skenat e filmave, në të cilët luan. Kur është pyetur nga gazeta ‘The London Telegraph’ nëse do ta konsideronte zhveshjen për ndonjë skenë, ajo tha: “Jo. Nuk e bëj një gjë të tillë”. Ana ka luajtur në serinë e filmave ‘Twilight Saga’ dhe është nominuar për ‘Oscar’ për rolin në filmin ‘Up In The Air’. Ajo ka thënë se nuk i kritikon aktoret që zhvishen para kamerave, por që vetë nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Emma Watson

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Emma Watson ka qenë temë e medieve, për shkak të mbështetjes së të drejtave të njeriut dhe feminizmit. Bukuroshja britanike gjithashtu ka theksuar qëndrimin e saj negativ për zhveshjen para kamerave. “Nuk dëshiroj që njerëzit të më harrojnë mua për rolin e Hermione-s. Me të vërtetë mburrem me të”, ka thënë aktorja, kur është pyetur në lidhje me temën e zhveshjes para kamerave.

Please follow and like us: