FASLLI HALITI: NJIHUNI ME NOBELISTET
NOBELISTI I 1901/
RENÉ FRANCOIS- 1839-1907/
NOBEL 1901/
René Francois Armand Prudhomme I mbiquajtur Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901./
MOTIVACIONI
Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit
VAZO E THYER
Vazoja ku lule vjola vdes,
Një flutur nxitimthi kaloi,
Me rrahjet e krahëve e theu;
Vështrimi i dikujt e zgjoi.
Gërvishtja e vogël e lehtë,
Duke brejtur kristalin kudo,
E paepur, e verbër, e sigurt
Përshkoi gjithë konturin ajo.
Brenda një ore, uji u zhuk
Dhe limfa u tha krejt;
Ende s’ka dyshim për këtë.
Viola është thyer, mos e prek*.
Plagos duke prekur zemrën ajo;
Pastaj e lodhur zemra çahet vetë,
E paprekur prej syve të botës,
Dhe lulja e dashurisë vdes;
Kështu, shpesh dora e dashur,
Qan ngadalë dhe ndjen të rrahë,
Prerja e saj e thellë dhe fine
U thye, mos e prekni, pra.
* Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj etimologjikisht rrjedh nga folja verbero-colpire: që do të thotë vras.
– See more at: http://gazetadielli.com/faslli-haliti-njihuni-me-nobelistet/#sthash.GqJ2NSmw.dpuf