FASLLI HALITI SJELL NOBELISTIN E TRETE-NOBEL 1904
NOBELISTI III 1904/
Etienne Frederic Mistral 1830 – 1914/
Etienne Frederic Mistral (Maillane, 8 shtator 1830 – Maillane, 25 mars 1914) ishte nje shkrimtar dhe poet i gjuhës franceze Occitane, iu dha në vitin 1904 Çmimin Nobel për Letërsi.
______________________________________________
MOTIVACIONI:
«Si njohje e origjinalitetit të qartë dhe të frymëzimit të vërtetë të krijimtarisë së tij poetike, që reflekton shkëlqyeshëm peizazhet natyrore dhe frymën amtare të popullit të tij, gjithashtu dhe, punës së tij të rëndësishme si filolog provansal»
______________________________________________
PROVIDENCA
Shiko lulet e gatiçeve. Janë flokë bore
me push të qartë. Dhe mjafton vetëm
një erë tepër e lehtë t’i prekë
që të shkrira ato të përhumben mbi tokë.
Por pambukun e shpërndarë gjithanej
nga zogjtë
e mblidhin menjëherë.
Shiko: ka një fole
nën atë ind:
fole trishtili e kadifejtë,
e butë, e bardhë. Së pari thur indin mirë
dhe pastaj ai vesh të vegjlit e tij
me pelush… O dorë e bekuar,
që për çdo harabel
Bën një fole…
Atëherë, plaku endej ngadalë
me murgeshën gjatë përrenjëve,
duke medituar gjatë për perëndinë.
dhe thoshte me admirim të thellë:
«Ç’harmoni ka në veprat hyjnore!»
«Ç’largpamësi dhe ç’mrekulli»
Thoshte plaku me admirim të thellë.
«Shiko ato mizat që sapo lindën
enden mizëri në ajrin e qetë.
Brenda një rreze dielli,
dhe sonte, mbase do të kthehen në hiç.
Pra për një ekzistencë kaq kalimtare,
jepu Providencë, atyre të gjitha të mirat!.
Në galetat e gjejnë ato ushqimin
që iu pëlqenë më shumë; jetojnë në diell;
kanë krahëzit për të ndjekur galetat,
dhe mbi malet e mbi pllaja mbartin të vegjlit;
në sytë e vegjël të tyre gjithë krijimi
pasqyrohet si një det i pafundmë.»
– See more at: http://gazetadielli.com/faslli-haliti-sjell-nobelistin-e-trete-nobel-1904/#sthash.8S02Mufz.dpuf