Harku i Triumfit i Palmirës në Londër
Replika e një prej momumenteve më të njohura të antikitetit në Siri, që ishte shkatërruar nga Shteti Islamik, u ekzspozua sot në Londër në kuadër të Javës së Trashëgimisë Botërore.
Rikrijimi i Harkut të Triumfit të Palmirës, një objekt gati 2 mijë vjeçar, u përurua sot nga kryetari i bashkisë së Londrës Boris Johnson në sheshin Trafalgar, përpara Galerisë Kombëtare të Britanisë.
Replika 6 metra e lartë, sa edhe origjinali, u krijua nga Instituti i Teknologjisë Dixhitale të universitetit të Oksfordit, duke përdorur teknogjinë 3 dimensionale. Harku i Triumfit në Palmira, në veriperëndim të Damaskut, ishte pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Qyteti i Palmirës njihet si “perla e shkretëtirës” për objektet mbresëlënëse të antikitetit. Palmira ra në duart e grupit ISIS vitin e kaluar dhe qeveria siriane arriti ta rimarrë nën kontroll muajin e kaluar me ndihën e forcave ruse.