Albspirit

Media/News/Publishing

BE propozon liberalizimin e vizave për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Ukrainën.

Sot, konfirmojmë propozimin për udhëtimin pa viza të qytetarëve ukrainas, me pasaporta biometrike, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ka thënë komisionari për çështje të brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe të mbështesim fqinjin tonë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se sa shpejt do të ndodhë liberalizimi, pasi disa shtete në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian duan të ngadalësojnë procesin.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, do të udhëtojë sot në Ukrainë për ta paraqitur zyrtarisht propozimin.

Please follow and like us: