Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshet që kanë ‘çmendur’ botën në vitet e ‘90-ta: Ku janë ato sot?

Më poshtë i kemi renditur disa nga yjet më tërheqëse të viteve të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, si dhe aktivitetet me të cilat ato merren sot

Cindy Crawford

Njëra nga modelet më të famshme të të gjitha kohërave, Cindy Crawford, ka qenë femra e ëndrrave për shumë meshkuj. Gjatë karrierës së saj të bujshme, si dhe edhe pas përfundimit të saj, Cindy është paraqitur në një sërë revistash të famshme. Pasi që kishte pasur një përvojë të dështuar në aktrim, Cindy e ka kthyer vëmendjen në botën e biznesit. E, ka qenë kryesisht suksesi i saj i sipërmarrëse që ia ka siguruar një pasuri prej rreth 90 milionë eurosh, e që vazhdon të shtohet.

Carmen Electra

Carmen Electra ka qenë pa dyshim njëra nga femrat më tërheqëse, që është paraqitur në “Baywatch”, ku shfaqeshin femra joshëse me bikini, në xhirim të ngadalësuar, duke i kënaqur meshkujt anekënd botës me linjat e saj të përkryera. Për më tepër, ajo kishte pozuar edhe për revistën ‘Playboy’, gjë që kishte bërë që ajo të bëhej simbol i bukurisë. Pas përfundimit të karrierës së modele, Carmen kishte filluar karrierën si aktore prej kur është paraqitur në plot 38 filma.

Denise Richards

“Wild Things”, një film joshës i zhanrit dramë kishte qenë filmi që e kishte sjellë në qendër të vëmendjes Denise Richards-in, e cila, pas suksesit të këtij filmi, kishte fituar edhe rolin e vajzës Bond për filmin “The World Is Not Enough”, e që më pas i kishte hapur rrugë për përfitimin e shumë roleve të mëdha në filma të ndryshëm, kryesisht të zhanrit komedi. Pasi që ka mbajtur emisionin e vet televiziv “Denise Richards: It’s Complicated”, ajo është paraqitur edhe në një sërë filmash të suksesshëm.

Janet Jackson

Si anëtare e familjes së famshme Jackson, Janet, për një kohë të gjatë kishte mbetur nën hijen e vëllait të saj të madh, Michael-it. Albumet si “Rhythm Nation”, “Janet” dhe “The Velvet Rope” kishin korrur suksese të mëdha gjithandej nëpër botë, duke e bërë Janet-in njërën nga këngëtaret më të popullarizuara të kohës. Mirëpo, përveç talentit të padiskutueshëm për këndim, Janet ka qenë edhe ikonë e bukurisë. Ajo vitin e kaluar i ka befasuar të gjithë kur ka lansuar albumin “Unbreakable”.

Lori Loughlin

“Full House” edhe ashtu ka qenë një emision tejet i shikuar televiziv, që, megjithatë, ishte bërë shumë më joshës pas futjes së Lori Loughlin-it, bukuroshes së famshme që përveç talentit si aktore është shquar edhe për bukurinë e saj. Ajo vitin e kaluar ka bërë një rikthim duke u paraqitur në tri episode të serisë së re “Fuller House” duke bërë që adhuruesit e saj të shumtë ta presin me padurim paraqitjen e saj në episodet e sezonit të dytë.

Teri Hatcher

Falë rolit të Lois Lane-t në filmin “Lois & Clark: The New Adventures of Superman”, Teri Hatcher ishte bërë e famshme dhe shumë e kërkuar brenda natës. Megjithatë, kërcimi më i madh në rrugëtimin e saj drejt famës ka qenë paraqitja në njërin prej roleve kryesore të “Desperate Housewives”. Teri tashmë ka një rol në serinë “Odd Couple”, gjë me të cilën ia ka dëshmuar botës që vazhdon të jetë një aktore shumë e mirë.

 

Please follow and like us: