Bukuroshet shtatshkurtra të Hollivudit
Yjet e Hollivudit, të cilat i kemi renditur më poshtë, me gjithë faktin se janë shtatshkurtra, cilësohen ndër femrat më joshëse në botën e të famshmëve
Kim Kardashian
Gjatësia: 157 centimetra
Kim Kardashian, pa asnjë dyshim, është njëra nga yjet më të famshme në Hollivud, përkundër faktit që kritikohet më të madhe, për shkak se nuk është e talentuar për asgjë. Emisioni televiziv, që paraqet jetën e saj dhe familjes së saj, “Keeping Up With Kardashians”, ka bërë që fama e saj ta mbërrijë kulmin, megjithatë, pak njerëz e dinë që Kim është vetëm 157 centimetra e gjatë, gjë kjo që nuk i ka penguar që të konsiderohet njëra nga femrat më seksi në Hollivud.
Ariana Grande
Gjatësia: 154 centimetra
Ariana Grande duket që as vetë nuk e di se sa e gjatë është. Kjo pasi që në intervista të ndryshme, kur është pyetur për gjatësinë e trupit, ajo ka dhënë përgjigje të ndryshme – nga 152 deri në 160 centimetra. Megjithatë, sipas burimeve më të besueshme, këngëtarja dhe aktorja e famshme është vetëm 154 centimetra e gjatë, megjithatë, gjatësia e saj trupore duket që nuk e ka penguar atë në arritjen e synimeve në karrierë.
Lady Gaga
Gjatësia: 155 centimetra
Lady Gaga është në qendër të vëmendjes së publikut të gjerë tash e një kohë të gjatë dhe gjatë shumicës së kohës është parë në skenë, duke kënduar. Gjasat janë shumë të mëdha që ta mos e keni vërejtur se sa e shkurtër është Gaga, për faktin që ajo, shumicën e herëve, mbath taka të larta, që i ndihmojnë të duket më e gjatë. Mirëpo, e vërteta është që ajo është vetëm 155 centimetra e gjatë.
Shakira
Gjatësia: 157 centimetra
Shakira njihet për talentin dhe të pasmet e saj, megjithatë shumë pak njerëz e dinë që ajo në fakt është shtatshkurtër. Në një intervistë të dhënë ajo kishte thënë: “Kur kam qenë e vogël, njerëzit janë tallur me mua duke më vënë emra të ndryshëm. Shumica e këtyre emrave të shëmtuar, që shoqëria e klasës m’i vinte, kishin të bënin me faktin që isha shtatshkurtër”. Sidoqoftë, pa marrë parasysh talljet që i janë bërë dhe pavarësisht trupit të saj të shkurtër, Shakira vazhdon të jetë njëra nga yjet më joshëse.
Christina Aguilera
Gjatësia: 157 centimetra
Christina Aguilera tashmë është 35-vjeçare, ndonëse shumica e njerëzve mund të mendojnë që ajo është më e vjetër, pasi që tash e një kohë të gjatë ka qenë para syve të publikut. Përveç talentit të padiskutueshëm, që i ka ndihmuar në masë të madhe të ngjitet në shkallët e karrierës, Christina njihet edhe për dukjen e saj tërheqëse, nëpërmjet së cilës ka arritur t’i bëjë për vete shumë meshkuj, ndonëse është vetëm 157 centimetra e gjatë.
Salma Hayek
Gjatësia: 157 centimetra
Salma Hayek është njëra nga ato bukuroshet e Hollivudit që të mahnit me bukurinë e saj, duke mos të lënë hapësirë të mendosh për gjatësinë e trupit të saj. Megjithatë, e vërteta është që Salma është vetëm 157 centimetra e gjatë dhe këtë fakt ajo këtë gjë e potencon shpeshherë. “Unë jam aq e shkurtër, saqë as nuk mund të pretendoj që dukem e gjatë”, kishte thënë ajo me shaka në një intervistë të dhënë para disa vjetësh.