Albspirit

Media/News/Publishing

Yjet joshëse që kanë shumë probleme në jetë

Bukuria është njëra prej parakushteve kryesore për ta gjetur famën në Hollivud, megjithatë nuk të garanton jetë të rehatshme, gjë të cilën e dëshmojnë edhe yjet që ua kemi sjellë me poshtë, që kanë një jetë përplot probleme

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez njihet për shumë gjëra. Ajo ka qenë e martuar disa herë – së fundmi me Marc Anthony-n – me të cilin ka binjakë. Ajo për një kohë ka qenë e fejuar me Ben Affleck-un dhe besohet që ky i fundit nuk kishte arritur ta bindte nënën e tij që të pajtohej me atë fejesë. Për më tepër, Lopez ka pasur edhe një video ku shihej duke bërë marrëdhënie intime me bashkëshortin e saj, Ojani Noa, i cili e kishte kërcënuar se do ta publikonte videon. E, përveç skandaleve të ndërlidhura me meshkuj, Lopez thuhet të jetë shumë e pasjellshme edhe me stafin e saj në prapaskenë.

Adriana Lima

Adriana Lima është njëra nga modelet më joshëse që është pjesë e industrisë për momentin, andaj është e kuptueshme pse secili mashkull do të kishte dëshirë të ishte me të. Ndonëse në fillim ishte menduar se ishte thashetheme, më vonë ishte konfirmuar që bukuroshja braziliane kishte pasur një aferë me Justin Bieber-in në Festivalin e Kanës në vitin 2014, aferë kjo që kishte ardhur pak kohë pasi që ajo ishte ndarë nga bashkëshorti. Për më tepër, qarkullojnë thashethemet që ekziston edhe një video, në të cilën Lima shihet, duke kryer marrëdhënie seksuale

Selena Gomez

Selena Gomez dhe Justin Bieber mund të bashkohen përsëri dhe ka qenë vetë këngëtari kanadez ai që ka bërë që këto thashetheme të ngjallen, kur ka thënë që një ditë mëton të martohet me Gomez-in. Në fakt, këngëtarja është mësuar se si ta ruajë privatësinë e lidhjeve të saj të dashurisë pas skandaleve të shumta me Justin-in, megjithatë ajo ka reaguar shumë keq ndaj kritikëve që thoshin se ajo po shtonte peshë, duke bërë më shumë fotografi ku shihej një pjesë e madhe e trupit të saj. E, sikur për shumicën e yjeve në këtë listë, edhe për Selena-n thuhet që ka një video erotike, që mund të publikohet.

Rihanna

Rihanna tashmë ka krijuar reputacionin e “vajzës së keqe”, andaj pak gjëra mund t’i befasojnë adhuruesit e saj të shumtë, megjithatë edhe ata ishin tronditur kur ishte publikuar lajmi që tregonte se Rihanna ishte rrahur brutalisht nga i dashuri i saj i dikurshëm, Chris Brown. Së fundmi është publikuar edhe një video në të cilën thuhet që Rihanna është duke marrë kokainë, gjë të cilën këngëtarja, e cila është e njohur si konsumuese e marihuanës, e ka mohuar kategorikisht. Për më tepër, çdo ditë e më shumë po përflitet për një lidhje dashurie mes saj dhe Jay Z-së, gjë që thuhet t’i ketë prishur marrëdhëniet në mes të Rihanna-s dhe Beyonce-t.

Gwen Stefani

Gwen Stefani i kishte dhënë fund martesës së saj me Gavin Rossdale-n kur kishte filluar të përflitej që ai kishte fjetur me dadon e familjes. Stefani dhe Rossdale kanë tre fëmijë së bashku dhe lajmi i ndarjes së çiftit ka qenë skandali më i madh për Stefani-n, që prej ndarjes paraprake nga Tony Kanal. E, jeta e saj romantike ishte bërë edhe më e ngatërruar kur ajo kishte filluar një lidhje dashurie me Blake Shelton-in, i cili sapo ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, duke bërë që të shpërthenin thashethemet që Stefani kishte ndikuar në ndarjen e çiftit.

 

 

Please follow and like us: