Albspirit

Media/News/Publishing

Suanita Rrusta: Jam kunder komenteve me urrejtje

Vetëm një muaj më herët erdhi me një super video dhe këngë interesante, por u komentua shumë edhe dukja e saj. Një bionde me një emër interesant, domethënien e të cilit na e rrëfen gjatë intervistës me të. Kjo është këngëtarja e re nga Prishtina por që ka hyrë mirë në skenën shqiptare Suanita Rrusta, e cila për “Bota sot” na tregon se si është pritur nga kolegët e saj, a ka ajo idhuj dhe nga kush po menaxhohet?. Mes tjerash bukuroshja na tregon se si do të donin ta quanin si një zë i mbël apo si një bukuroshe që iu shtua skenës shqiptare!

“Bota sot”: Suanita, e nisim pak si kureshtar për këtë emër të bukur?

-Po, sigurisht nuk keni dëgjuar më herët, emri im është si rrjedhojë e kulturës indiane, Hindu që do të thotë e edukuar ose e përgjegjshme.

“Bota sot”: Nga është Suanita dhe ku jeton?

-Unë jam e lindur në Prishtinë dhe jetoj në Prishtinë!

“Bota sot”: Një vajzë e bukur vjen në skenë, apo të themi një zë i ëmbël erdhi në skenën shqiptare?

-Më mirë të themi një zë i veçantë! Kjo veçanti ka të bëj me gjithë formimin tim biologjik dhe intelektual. Shijet janë të natyrshme, duhet kohë dhe punë për t’i kultivuar.

“Bota sot”: E kënaqur se si po pritesh, por cila nga koleget këngëtare të dha ndonjë kompliment, ndoshta pa të njohur?

-Fillimisht është në rregull, nuk mund të veçoj ndonjërin, rezultuan komentet e tyre në  rrjetet sociale.

“Bota sot”: Ke studiuar më shumë se kush është “in” apo ke menduar me kohë se duhet të jetë edhe një Suanita në këngë?

-Unë mendoj se ka thesare të shumëllojshme nën e mbitokësore, por më i çmuar dhe më i përveçëm është thesari ynë shpirtëror e kulturor.

“Bota sot”: Dëgjon më shumë dhe ndjek artistë të huaj apo shqiptarë?

-Muzika është burim zanor ekspresional i natyrës, atëhere artistët janë gjithë të njëjtë në këtë sens!

“Bota sot”: Keni ju një idhull, që mundoheni të merrni pjesën e saj më të mirë, ose të themi kopjim me shije?

-Idhuj edhe unë si gjithë normal që kanë, por nuk mundem të them se doemos duhet të kopjohen po më mirë të themi një inspirim i mirë.

“Bota sot”: Si reagon ndaj komenteve nëse lexon se dikush nuk të don?

-Normal kur egziston e mira është edhe pjesa tjetër e medaljes, por kategorikisht qëndroj kundër komenteve me urrejtje!

“Bota sot”: Po ndonjë këshilluese qoftë edhe në shtëpi keni?

-Këshillues apo këshilluese? (Qesh). Atëherë mund të them që të dy rastet i kam për këtë edhe jam shumë fatlume, familja ime është kshillimorja më e mirë ndonjë herë!

“Bota sot”: Ke menduar të kesh ndonjë menaxher, apo ndoshta ke?

-Po kam menaxherin që kemi filluar të bashkëpunojmë së fundmi, mund ta them edhe si risi ai quhet Ilir Balija!

“Bota sot”: Po ftesat për koncerte në Kosovë apo jashtë kanë trokitur?

-Fillimisht në Kosovë dhe rajon dhe kemi plane tjera shumë shpejt edhe jashtë vendit.

“Bota sot”:  Si i sheh duetet, më mirë me një femër artiste apo me një mashkull, me kë mund të të shohim bashkëpunim?

-Duke u bazuar në planet e mija të ardhshme, do të realizoj një duet me një këngëtar!

“Bota sot”: Çfarë do të presim tani ose gjatë verës nga Suanita?

-Shumë risi befasuese!

Image
Image

 

Please follow and like us: