NOBELISTI I DYTE-Bjørnstjerne Martinus Bjørnson
NOBELISTI II 1903/Bjørnstjerne Martinus Bjørnson- 1832 – 1910/
NOBEL 1903/
Shkrimtari, poeti, piktori, përkthyesi Faslli Haliti, po përgatitit ciklin e plotë të prezantimit të Nobelistëve të Letërsisë për lexuesit e Diellit.Në numrin e djeshëm online ai na njohu me poetin Francez RENÉ FRANCOIS- 1839-1907, i cili ishte Nobelisti i parë i shpallë në vitin 1901.Në edicionin e sotëm ai Ju njeh me Bjørnson,shkrimtar norvegjez, Nobelist i dytë, i shpallë në vitit 1903.
Bjørnstjerne Martinus Bjørnson (Kvikne, 8 dhjetor 1832 – Paris, 26 prill 1910) ka qenë një poet, dramaturg dhe shkrimtar norvegjez. Në rrafshin artistik kontribuoi, bashkë me Henrik Ibsen, në lindjen e drammaturgjisë moderne norvegjeze e skandinave. Madhështia e tij u vulos me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1903
MOTIVACIONI:«Një haraç për poetikën e tij fisnike, madhështore e të gjithanshme, me të cilën ai është krejt i ndryshëm për qartësinë e frymëzimit të tij dhe pastërtinë e rrallë të shpirtit të tij»/
VELA TË MËDHA NË DETIN E VERIUT*/
Vela të mëdha në Detin e Veriut,
lart mbi malin Skandsem atë mëngjes
Erling Skjalgson sytë nga Dielli drejton
duke vështruar detin drejt Danimarkës;
«Nuk po vjen Olav Trygvason?»
Pesëdhjetë e gjashtë Drakarë
djegur nga dielli
presin të nisen drejt Danimarkës
me vela të ulura poshtë.
Akoma një murmurimë:
“Ku është drakari më i gjatë?
Nuk po vjen Olav Trygvason? “.
Por, kur lind dielli
dhe ngrihet mbi det
mërmërima bëhet stuhi:
“Ku është drakari më i gjatë?
Nuk po vjen Olav Trygvason? “.
Ngadalë, ngadalë, në këtë çast
të gjithë të habitur ndiejnë
nga fundi i detit
një gurgullimë, një mërmërimë:
“Drakari më i gjatë u mposhtë!
Ra Olav Trygvason “.
Që nga ajo ditë, për shekuj e shekuj
anijet norvegjeze shoqërohen netëve
të mbuluara me dritë hëne nga vajtimi;
«Anija më e gjatë u shpartallua!
Ra Olav Trygvason “.
*Olav Tryggvason (960-1000 ) ishte mbreti i Norvegjisë 995 -1000 dhe pati një rol kyç në konvertimin e vikingëve të krishterë. Bjornson shkroi këtë tekst, i frymëzuar nga “Saga e Olav Tryggvason” (pjesë e “Heimskringlas”) kompozuar në fund të shekullit të dymbëdhjetë nga poeti Islandez Snorre Sturlason, (1178 – 1241). Teksti përshkruan pas betejën e Svolderit (në vitin 1000), kur mbreti u mund dhe u vra në betejën e madhe detare të Svolder në Baltikut mbi Drakkaren e tij «Ormen Lange» «Gjarpër i gjatë», sipas sagës, më shumë se 50 metra. Në breg, norvegjezët pyesin njëri-tjetrit në mënyrë të përsëritur «Pse nuk kthehet Olav Trygvason?»
Përktheu: Faslli Haliti