Rrëfehet modelja 20-vjeçare
Njihuni me Natascha Encinosa, modelen 20 vjeçare e cila është bërë e famshme për kofshët e saj 66 cm të gjëra-më të trasha se beli i një modeleje të zakonshme.
Së fundmi ajo ka zbuluar për MailOnline se meshkujt i kërkojnë që t’i shtypë atyre kokën me kofshë.
“Deri tani kërkesa më e shpeshtë që marr nga fansat është që t’i shtyp kokën me kofshë. Vërtet nuk e kuptoj pse, por mendoj se është e frikshme,”- shprehet bukuroshja.
Natascha ka rreth 176 000 ndjekës në Instagram dhe çdo postim i saj merr të paktën 5 mijë like. Ish balerina stërvitet 2 orë në ditë nga 5 ditë të javës për të patur një fizik të tillë.
Megjithatë jo të gjithë e pëlqejnë. Nëse disa thonë se ajo është si perëndeshë, të tjerë thonë se është si Mister Universi nga mesi e poshtë.