Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuria përmes Internetit


Njoftimi, madje edhe martesa përmes internetit janë bërë një gjë krejt normale. Megjithatë, si shumë gjëra në internet, edhe kjo ka anët e veta të mira dhe të këqija, si dhe shumë kundërshtarë.

Sot ne kemi shumë shembuj se si nga një lidhje përmes internetit ka lindur dashuria, madje edhe martesa, ndërsa është interesante se ka raste që këta njerëz janë të martuar, dhe se nuk janë parë kurrë, veçse përmes “videobisedave”.

Njoftimi dhe afrimi përmes “chatit” është pranuar gjerësisht, për shembull, në Indi, ku bëhet fjalë për martesat e kontraktuara.

Ekzistojnë edhe disa sajte ku njerëzit i krijojnë profilet e tyre (ngjashëm me rrjetet sociale), por me një fokus në një prezantim sa më të mirë për një martesë sa më të mirë.

Natyrisht, ka edhe shembuj të njerëzve të cilët e kanë “thyer akullin” (atyre u përshtatet më shumë ky lloj i takimit, për shkak se nga natyra janë të turpshëm), dhe kështu lidhja përfundon me martesë. Nëse përcaktoheni për këtë lloj të takimit, zgjidhni rrjetin e duhur social, ose filloni vetë kërkimin, por bëni kujdes, sepse në këto qarqe ka edhe shumë abuzues seksualë.

Gjithashtu, duhet ta mendoni nëse po hyni në këto ujëra për ta gjetur partnerin ideal për jetë të përbashkët apo për flirtim a romancë, apo madje për seks online.

Please follow and like us: