Albspirit

Media/News/Publishing

Fjodora Fjora: ‘Pjeshkëzimi’ modeli që po na shkatërron

 

E ftuar në emisionin e Blendi Fevziut, Fjodora Fjora ka dhënë opinionin e saj rreth karrierës së femrës. Shqetësimi i saj është se ‘pjeshkëzimi’ është një nga modelet më të shëmtuar që brezi i ri ka zgjedhur për të arritur gjërat më thjeshtë dhe jo ashtu siç duhet.

“Sepse ne jemi mësuar me modelin femrave të lehta dhe ky është problem i shoqërisë shqiptare, mentalitetit tonë. Femrat që mbushin jetën tonë sociale të bukurisë së Tiranës dhe ato femra që kanë heq dorë nga të qenit të suksesshëm por përmes imazhit të tyre të arrijnë gjithçka në jetë, nëse në 20 vjetët e fundit jemi përpjekur të ndërtojmë një imazh për të dhënë të kuptuar këtyre gocave që s’është e lehtë, këto vajzat janë shtuar së fundmi, zgjedhin mënyrën më të thjeshtë, jam e bukur edhe dua të…, është fatkeqësi e madhe, s’janë vetëm në rrjetet sociale janë edhe në pozicione drejtuese, është bërë model “pjeshkëzimi”, problemi është shumë i madh. Po flasim për një brez që po rritet pa lexuar, pa punuar”, tha Fjodora.

 

Please follow and like us: