Albspirit

Media/News/Publishing

Julia Veizi: Bukuroshja shqiptare, Donjeta Deli që trondit Norvegjinë

Image result for Donjeta Deli
Julia Veizi
Donjeta Deli është shqiptarja e vetme në “Miss Universe Norway”. Familja e saj është me origjinë nga Prishtina (Kosova), por vetë ka lindur dhe jeton në Norvegji. Donjeta spikat si një vajzë e hijshme që ka hyrë në gjysmëfinale, ndërsa pret që në muajin prill të shkojë akoma më lart, madje duke synuar edhe fitimin e kurorës së bukurisë. Në një intervistë ekskluzive Donjeta Deli vlerëson bukuroshet shqiptare të “Miss Kosova” dhe “Miss Eardh Kosovo” duke veçuar Margona Dragushën.
Kush është Donjeta Deli?
Unë jam një vajzë 19 vjeçare, me origjinë nga Kosova, por që kam lindur dhe jetoj në Norvegji. Prindërit e mia janë largua nga vendlindja në periudhën kur vendi gjendej i pushtuar nga serbët. Ata janë larguar nga Kosova dhe janë vendosur në Norvegji duke u bërë edhe nënshtetas të këtij vendi perëndimor. Pas përfundimit të shkollës së mesme jam angazhuar me punë në një shkollë fillore.
Mediat kanë bërë me dije se keni hyrë në gjysmë finale në konkursin “Miss Universe Norway”, emocionet nga ky kualifikim?
Po është e vërtetë, por përpara këtij evenimenti të bukurisë, kam marrë pjesë edhe në vendlindjen e prindërve të mi në Kosovë në vitin 2013 në veprimtarinë “Miss World Kosovo”. Atëhere kam hyrë deri në finale duke fituar titullin “Miss Teen». Natyrisht se konkurimi në Kosovë me këtë në Norvegji është krejt ndryshe sepse ka më shumë konkurencë dhe ka gjithashtu një garë të fortë. Kur më treguan se kam hyrë në gjysmëfinalen e “Miss Universe Norway” kam mbetur e befasuar, por edhe e vlerësuar njëkohësisht. Si puna ima ka edhe mjaft konkurente të tjera të hijshme dhe të mençura, që dëshirojnë të marrin kurorën e mbretëreshës së bukurisë.
Kur jeni vendosur në Norvegji?
Para shumë vitesh prindërit e mi kanë emigruar nga Kosova dhe janë vendosur në Norvegji. Unë kam lindur dhe jetoj këtu në këtë vend perëndimor ku kam kryer shkollimin në të gjitha ciklet deri në shkollën e mesme.
Përveç konkurseve të bukurisë, çfarë pasionesh të tjera ju tërheqin?
Natyrisht që kam edhe shumë pasione të tjera, por veçoj fitnessin dhe sportet. Të dyja këto pasione janë në funksion edhe të pasionit tim të parë, konkurset e bukurisë, sepse të ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë.
Femrat shqiptare gjithnjë dominojnë konkurset e bukurisë në Europë dhe më gjerë, kë vlerësoni si më të hijshmen?
Fillimisht përshëndes të gjitha fitueset e “Miss Kosova” si Afërdita Paçarada, Blerta Syla, Diellza Kollgeci, Adelina Ismajli, Venera Mustafa, Mimoza Harxhi, Albina Hashani, Njomëza Rozhaja, Agnesa Vuthaj, Besa Gashi, Yllka Berisha, Kaqusha Thaçi, Elza Marku, Morena Taraku, Nora Asani, Ajshe Babatinca, etj si dhe bukuroshet fituese të “Miss Earth Kosovo” si Mirjeta Zeka, Teuta Hoxha, Yllka Berisha, Elsa Marku, Morena Taraku, Nora Asani, Aishe Babatinca, Donika Emini dhe Kaltrina Neziri. Femra shqiptare të bukura ka shumë, por unë do të veçoja Marigona Dragushën, “Miss Kosova 2009” që është krejt e veçantë dhe e pangjashme me të tjerat.
Ndërkohë bota shqiptare ka shumë personalitete të shquara, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Bekim Fehmiu, Inva Mula, etj, cilin prej tyre vlerësoni më tepër?
Figurat e shquara shqiptare janë udhërrëfyese për çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufijve, por unë vlerësoj mbi të gjithë Nënë Terezën.
Cili është mesazhi juaj për gjithë shqiptarët?
Mesazhi im është i thjeshtë: Mos kini frikë për të realizuar atë që keni dëshirë dhe pasion, luftoni për drejtat tuaja. Gjithçka është mundur me mund, dije dhe përkushtim. Shumë me rëndësi është besimi dhe guximi në vetvete.

Please follow and like us: