Miratohet ligji i të drejtave të autorit, gjobat që hyjnë në fuqi në shtator 2016
Pr.ligji i të drejtave të autorit është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Ky ligj synon mbrojtjen e të drejtave të autorëve në fusha në ndryshme, për të cilët nuk ekzistonin korniza të mirë-caktuara.
Sipas vendimit që hyn në fuqi në shtator të këtij viti, janë përcaktuar masat administrative për moszbatimin e të drejtave të autorit, të cilat nisin nga 20 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për kundërvajtjet e ndryshme.
Ja masat sipas ligjit:
1. Çdo person juridik dënohet për kundërvajtje administrative me gjobë nga 20 000 deri 200 000 lekë, nëse: a) nuk arrin të sigurojë personat që janë të autorizuar, në përputhje me dispozitat e neneve 72- 78, të këtij ligji, për të përdorur një vepër të së drejtës së autorit/të drejtave të lidhura me të dhe të cilët kanë vërtetuar se kushtet e përcaktuara në nenin 70, të këtij ligji, janë përmbushur, duke bërë të mundur lejimin e tyre që të përdorin një vepër të së drejtës së autorit/të drejtave të lidhura me të, në përputhje me kufizimet e përmendura në nenet 72- 78, të këtij ligji, dhe duke iu referuar pikës 1, të nenit 87, të këtij ligji;
b) nuk arrin të tregojë zbatimin e masave teknologjike në një kopje të veprës së autorit/të drejtave të lidhura me të, të prodhuara ose të importuara/të përdorura për qëllime tregtare, duke iu referuar pikës 1, të nenit 87, të këtij ligji.
2. Personi përgjegjës i personit juridik (administratori) dënohet për kundërvajtjet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 10 000 deri në 100 000 lekësh.
3. Personi fizik dënohet për kundërvajtjet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 10 000 deri në 100 000 lekësh.
4. Personi fizik, punonjës i çdo kategorie ose çdo person tjetër i vetëpunësuar, dënohet, përkatësisht, për kundërvajtjet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 50 000 deri në 200 000 lekësh kur kundërvajtja është kryer gjatë aktiviteteve të saj/të tij.