Muzika shqiptare tërbon Ballkanin me “lakuriqësi”
Sot më nuk ka këngë pa videoklip, as për albume nuk ju shkon mendja këngëtarëve e mos të flasim për lansim të këngë vetëm audio.
Videoklipi ka mbetur një nga format e vetme të cilat po promovohen këngëtarwt, ndërsa kënga nuk ka mbetur elementi më i rëndësishëm i një këngëtari, pasi paraqitja e tyre fizike po zë një vend të rëndësishëm. Në videoklipet e këngëtarëve shqiptar zhveshja është diçka e re, sigurisht se kjo mund të arsyetohet kur këngëtari sjell diçka artistike, por kjo nuk po ndodh tek ne, pasi videoklipet e këngëtarëve shqiptar janë bërë aq vullgare sa që vështirë të shikosh në prani të fëmijëve, ndërsa disa televizione nacionale i kanë bojkotuar me kohë. Përveç paraqitjes as në tekstet e tyre nuk ka pothuajse asgjë artistike, pasi tekstet narcizoide i kanë zënë vend të atyre të dashurisë e mesazhit të mirfilltë.
Please follow and like us: