Rrëfehet Suada Sherifi
Rasti më i freskët sot, kam kërkuar 30 minuta për një vend parkimi dhe prapë nuk e gjeta dot. Parkova sërish me pagesë dhe më vjen keq të paguaj njerëz anonim që zënë trotuarët me karrige, jo se nuk më dhimbsen… deri diku po, por… është një vend publik ku unë kam të drejtë të parkoj në rastin konkret. Më mërzisin gjërat e vogla. Shyqyr Zotit nuk kam probleme të mëdha.
Zënka e fundit që ke bërë?
Jam shumë e qetë, i marr të gjitha gjërat me qetësi. Nëse ndodh të mërzitem, ose tërhiqem totalisht, ose jam nje bombë e vërtetë. Tipike për njerëzit që janë të qetë.
Hera e fundit që ke dëgjuar një thashethem për veten?
Shyqyr Zotit njerëzit kanë me kë të merren. Dhe më kanë lënë pas dore thashethemet, them prapë shyqyr Zotit.
Hera e fundit që ke fjetur me pizhama?
Unë gjithmonë me pizhama fle. Madje dhe me kanotiere. Jam pak mbërrdhace.
Hera e fundit që ke thënë fjalë të pista?
Për të qenë e sinqertë, ndonjë fjalë tek-tuk edhe na shpëton. Sidomos kur je sportiste njëherë … Sa herë nuk futet topi ne kosh. Upsss! Që i bie mbrëmë.
Kur të kanë gënjyer për herë të fundit?
E marr shumë seriozisht këtë pjesë. Jam e sinqertë dhe nuk më pëlqen të më gënjejnë. Ndonjë mashtrim të afërt nuk di të ketë! Nuk e mbaj mend.
Hera e fundit që ke harxhuar lekë?
Këtu e kam shumë keq muhabetin. Nuk di fare të kursej. Lëre mos ma kujto se mërzitem.
Hera e fundit tek estetistja? Përse?
Unë shkoj tek ‘Vip Line’, sinqerisht nuk kam asnjë arsye të bëj publicitet, por kam dëshirë të informoj njerëzit për mirë. Sepse është i vetmi vend ku mund të gjejnë çdo gjë që kërkojnë. Hera e fundit ishte para 1 jave për fytyrën.
Çmenduria e fundit që ke bërë?
Vetëm e çmendur që nuk jam për fatin tim të mirë.
Hera e fundit që ke votuar?
Kur ishin zgjedhjet për herë të fundit?! Fiks atë ditë.
Hera e fundit që ke bërë seks?
Po ç’lidhje ka kjo.No coment!