Albspirit

Media/News/Publishing

Trëndafili që zgjat një vit

Çmimi 39 dollarë për një trëndafil nuk është pak, por e meriton vlerën kur flitet për lule që zgjasin gjatë të gjithë vitit. Çifti njujorkez, Seema Bansal dhe Sunny Chadha dolën me idenë e këtyre trëndafilave të veçantë, pas një eksperience zhgënjyese të mëhershme në festën e të dashuruarve, kur lulet e dërguara nuk ishin aspak në lartësinë e duhur.
Kjo e shtyu kanadezen dhe partnerin e saj të themelonin “Venus Et Fleur”, një kompani lulesh, e cila është e specializuar për trendafilat e paketuar që rezistojnë 12 muaj.
Dy të rinjtë punuan në një fermë në Ekuador për arritjen e një përbërjeje me bazë dylli, e cila të mund të ruante strukturën, formën, e madje deri diku edhe aromën e çdo trëndafili.
Fushatën e marketingut e kanë përqëndruar “online” dhe me mjaft sukses. Ylli i “reality show”, Chloe Kardashian postoi dy vite më parë në profilin e saj në Instagram foton e kutisë së luleve nga “Venus Et Fleur”, që kishte marrë si dhuratë, e për çiftin ky ishte një publicitet shumë i mirë.
Pas këtij postimi, që pati mbi gjysmë milioni pëlqime, biznesi i tyre mori krahë, edhe pse nuk është aspak i lirë. 39 dollarë kushton vetëm një trëndafil, ndërsa një kuti me 42 të tillë shkon te 399 dollarët.
Konkurrenca në treg, megjithatë, nuk mungon. Një kompani tjetër, “The Million Rose” ka krijuar një teknikë ruajtjeje të luleve me bazë glicerine, ndërsa e ashtuquajtura “Luxe Bloom” përdor për lulet e saj një proces rihidratimi me bazë vajore.

Please follow and like us: