Kaltrina prezanton Kosovën si shtet në OKB
Kaltrina Neziri prezanton Kosovën si shtet në OKB
Atë që s’po munden ta bëj politika, po e bën më së miri arti.
Kosova është përfaqësuar në Kombet e Bashkuara si shtet përmes “Miss Earth 2014”.
Bëhet fjalë për Kaltrina Nezirin, e cila ka mbajtur një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) me seli në Vjenë të Austrisë.
Bukuroshja këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në Instagram teksa shprehet se ndihet e lumtur me këtë arritje të madhe për Kosovën.
“A e dini pse jam e lumtur?! …Sepse në korridorin e kësaj ndërtese u dëgjua fuqishëm emri KOSOVË! Në vendin ku fatkeqësisht nuk jemi pjesë e saj, aty ku nuk valonte flamuri ynë. Jam e gëzuar që ‘Miss Earth’ më dha mundësinë të hyj në ndërtesën e Kombeve te Bashkuara në Vjenë dhe të them me shumë krenari, unë vi nga Kosova!”, ka shkruar Neziri në Instagram.
Kujtojmë se Kaltrina vitin e kaluar triumfoi në garën e “Miss Kosovës”, ku morri titullin e “Mis Earth” dhe fitoi të drejtën per te prezantuar shtetin tonë në eventet botërore.



