Kujdes nga profilet e rreme në Facebook!
Kujt nuk i ka ndodhur te marrë një kërkesë miqësie ne Facebook dhe te dyshojë për identitetin e vërtetë të përdoruesit i cili e ka dërguar këtë kërkesë?
Një rast i shpeshtë që kërkon një përkujdesie të veçantë, për të rruajtur privatësinë tonë dhe për të seleksionuar personat me të cilët ndajmë përmbajtien e të dhënave tona personale.
Ja një listë e shkurtër me sugjerime për të zbulua “profilet e rreme” në Facebook:
- Kontakti është krijuar prej pak kohësh: profili që na ka dërguar kërkesën e miqësisë është krijuar prej pak ditësh dhe lind dyshimi tek fakti se cili e përdor dhe pse na ka shtuar pikërisht ne në listën e miqve të tij të parë.
- Foto shumë profesionale: Me shumë mundëisi, nëse kontakti ka shtuar vetëm foto perfekte në të cilat ve në dukje një pamje fizike të lakmueshme dhe pa defekte, kanë shpesh pak lidhje me realitetin.
- Profil i përditësuar rrallë: muri i mikut tonë të supozuar është thuajse bosh, përveç përditësimeve të aplikimeve dhe lojërave.
- Pak ndërlidhje dhe komente në lajmet që publikon: Ndërlidhje e zbehtë dhe shpërndarje e rralë ngjallin dyshime në lidhje me identitetin e përdoruesit.
- Informacioni dhe biografia personale nuk janë të plotësuara në mënyrë të përshtatëshme: Me shumë mundësi, përdoruesi nuk ka interes për të ofruar të dhëna personale ose preferon ti fshehë ato.
- Lista e miqve të tij ngjall njëfarë dyshimi. Mund të jetë e dobishme të “gërmohet” në listën e miqve të kontaktit tonë: miq të huaj, foto të rreme në mënyrë të dukshme, mund të jenë një sinjal i qartë.
- Emri në google nuk shfaqet: Ashtu si jemi në dijeni, Google ofron një përgjigje (thuajse) për gjithçka: ndaj nëse shkruajmë emrin e kontaktit tonë në hapësirën e kërkimit të Google, nuk shfaqet asnjë rezultat, atëhere me shumë mundësi personi nuk ekziston.
- Imazhet Google: Një këshillë tjetër është ajo e “zvarritjes” së fotos së profilit në Google Imazhe, arkiv i tejmbushur i të dhënave me aftësinë për të njohur fytyrat. Fotoja e kontaktit që na ka dërguar kërkesën e miqësisë mund të jetë ajo e ndonjë aktori, modeleje apo personazhi të famshëm.
Pra megjithëse këto këshilla duken të thjeshta dhe të kuptueshme, këto janë disa prej hapave të cilat duhen ndjekur për të kuptuar nëse një profil i cili na ka dërguar një kërkesë miqësie është real apo i rremë. Këtyre tetë mënyrave të kontrollit do ju shtoj edhe një tjetër më profesionale, pasi ashtu si të gjithë jemi në dijeni, për të hapur një profil në Facebook, na nevoitet në më të shumtën e rasteve një adresë e postës elektronike e personalizuar nëpërmjet të cilës do të regjistrohemi dhe përdoret si USERNAME (emër përdoruesi). Thujse të gjithë shpërndarësit e postës elektronike (si Yahoo, Hotmail etj.) në bazë të normave të tyre të privatësisë, lejojnë një check-up, pra një kontroll të listës së kontakteve për të parë se cilët prej tyre janë të regjistruar në rrjetet sociale dhe për të bërë ndërlidhjen në mënyrë që ti shtojmë ata në listën e miqve. Pra pasi bëhet ky kontroll, mund të shohim qartë nëse adresa e postës elektronike (email-it) me të cilën është hapur profili i përdoruesit i cili na ka dërguar kërkesën e miqësisë, është një adresë e llojit emër_mbiemër@___.com apo e llojitluleshtrydhe_lozonjare@____.com çka provon identitetin e vërtetë apo të rremë të personit që ka dërguar kërkesën.
Ky hap kontrolli për fat të keq (por edhe të mirë sepse mbron privatësinë personale të përdoruesve, gjë që në rastin e mësipërm shkelet disi) nuk ndodh nëse përdoruesi që ka hapur profilin në këtë rrjet social, e ka kryer regjistrimin me një adresë të postës elektronike ne Gmail.
Lind nevoja gjithashtu që në momentin që jemi të sigurt për autorësinë e rreme të një profili të tillë, ta sinjalizojmë atë nëpërmjet opsioneve që na ka vënë në dispozicion rrjeti social në mënyrë që stafi i tij të kryejë një kontroll akoma më të himtësishëm në lidhje me vërtetësinë e tij.
Nga Thanas Dimço
Specialist IT & Cybernetic Crime