Zonja e parë amerikane vjen në shqip nga një zonjë e letrave
Nga Çerçiz Loloçi
Autori: Christopher Andersen
Përktheu: Elena Kadare
Botoi: Shtëpia botuese “Doruntina”
Zonja Kenedi, të gjitha detajet e një jete të paeksploruar
Në qoftë se përralla mori fund me vrasjen e JFK (John Fidzgerald Keneddy) më 22 nëntor të vitit 1963, legjenda e tij vazhdoi. Në moshën 34 vjeçare, aq sa feniksi, e veja Presidentit do të rilindë nga hiri dhe gërmadhat e kësaj legjende. Asnjë personalitet i kësaj epoke nuk ia ka arritur të bëjë të flitet e të shkruhet për të, si edhe të nxisë kureshtjen kaq të madhe, sa ç’bëri ajo. Me përjashtim ndoshta të princeshës Diana, gruas më të njohur të kohëve moderne.
Xhon dhe Zhakëlinë Kenedi i kanë bërë ballë shumë provave të vështira të jetës. Dhe çifit i tyre arritit t’i kapërcejë të gjitha këto: sëmundja e rrezikshme e presidentit, që desh ia mori jetën para ngjarjes së Dallasit, mungesa kronike e besnikërisë së tij, vdekja e një të afërmi të tyre, hemoragjia cerebrale që paralizoi babanë e tij, dështimi i një barre të Zhakëlinës dhe vdekja e djalit të tyre Patrik. Por, e mbetur vetëm pas vrasjes së Xhonit, Xhekit iu desh të përballonte prova edhe më të rënda.
Qëndrimi dhe dinjiteti i saj i lindur ishin çimentoja që mbajti të bashkuar gjithë vendin. Nëse ajo arriti ta mbane kokën lart, atëhere ç’të drejtë kishin amerikanët ta linin veten të mposhteshin nga dyshimi e dëshpërimi?
Xheki ushqente vetëm një ambicie: ajo donte që gjithë bota ta mbante gjallë në kujtesë burrin e saj. Që në çastin që mbaroi ceremonia e varrimit të tij, ajo nisi të ndërtojë mitin Kenedi, një histori të parë dhe të korigjuar nga ajo vetë, të atyre njëmijë ditëve të Xhonit në Shtëpinë e Bradhë. Ajo shpresonte se do të mbetej varianti i saj i ngjarjeve.
Një dhjetëvjeçar më pas, varaku i epokës kishte marrë plasaritje. Shumë shpejt një përrua zbulimesh politike, si dhe jeta zulmëmadhe private e Presidentit vetë, shlyen gjurmët e asaj parajse, që ajo e kishte rindërtuar vetë, me aq kujdes të madh.
Në të kundërtën, vit pas viti, legjenda e Xhekit u ngrit lart. Edhe pas martesës së saj me Aristote Onassisin, që shpesh u quajt si një tradhti, ylli i saj nuk u shua. Gjatë njëzet viteve të fundit të jetës së saj, vite këto enigmatike e të paarritshme, ajo mbeti objekt i një mahnitjeje të vazhdueshme, simbol i pasurisë, pushtetit, stilit, elegancës dhe dinjitetit.
Vdekjen e saj më 19 maj 1994, pas një kanceri, amerikanët e përjetuan si një humbje të madhe. Ajo la pas vetes kujtimin e një personazhi jashtë së zakonshmes, të një idoli të lajkatuar nga e gjithë bota, më shumë se një qënie njerëzore, një krijesë miti e misteri. Vdekja e saj i vuri vulën e fundit një epoke. Asnjeri nuk mundi të thotë se kush ishte ajo në të vërtetë.
Sepse historia e saj ishte një gjë fare tjetër nga një sagë, që kishte të bënte me paranë dhe famën. Xheki ishte një bashkëshorte e re, që u lidh me një burrë të cilin ia mori vdekja, një nënë e re që iu desh t’i rriste vetë fëmijtë e saj, një grua tmerrësisht xheloze për ruajtjen e intimitetit të saj, sa kohë që ishte e dënuar të jetonte nën dritën e proxhektorëve.
Vendi i saj në histori është kaq i veçantë sa asnjeri nuk do të mund të kuptojë kurrë se çfarë përfaqësonte ajo. Nga çdo pikëpamje, ajo ishte unikale. Një grua me zemër të thyer, dalë prej një familje të divorcuar, ajo e adhuronte bababë e saj alkolik dhe aventurier, për të cilin idolet sipërane ishin “dollari” dhe “arritja sociale”.
Në kundërshtim me të gjitha këto, Xheki kishte një dhunti që i kapërcente të metat e saj. Ajo zgjodhi rrugën e ndeshjes me botën dhe jo mposhtjen prej saj. Ajo vazhdoi të dashuronte dhe të dashurohej prej të tjerëve dhe të bënte atë që donte vetë. Mbi të gjitha Zhakëlinë Bouvier Kendi Onassis provoi se ishte një heroinë amerikane.
Në këtë libër tregohet jeta e plotë e Zhakëlinë Kenedi, gruas së presidentit të famshëm amerikan që u vra tragjikisht më 1963. Figura e saj u bë një nga mitet më të mëdha të Amerikës së shekullit XX. I mbështetur në shumë dokumente të pabotuara deri më sot si dhe në qindra dëshmi të njerëzve që e kanë njohur këtë grua, Christopher Andersen na jep një përshkrim pasionant të jetës së saj me fat të jashtëzakonshëm, që, pasi jetoi nën hijen e dy burrave aq të pasur dhe të fuqishëm siç qenë Kendi dhe Onassisi, arriti ta ruajë pavarësinë e saj. Pas tyre ajo pati edhe histori të tjera të stuhishme dashurie deri sa gjeti më në fund paqen në krahët e një burri tjetër, Maurice Tempelsonit.
Në libër përshkruhen gjithashtu marrëdhëniet e saj të ethshme me paranë, abuzimet që bënte me ilaçet e shumta që përdorte, obsesioni i tepruar për të qenë përherë në faqet dhe kryetitujt e gazetave prestigjioze dhe të revistave të famshme. Në të njëjtën kohë ne zbulojmë te ajo një botë të ndjeshme ndaj fëmijëve.
Kemi kështu një portret kompleks të Xhekit që herë të nervozon, herë të befason, herë të trondit por që shpjegon në mënyrë të përsosur përse ajo arriti të jetë mbretëresha e zemrave amerikane. Sapo ky libër doli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe u vu në krye të librave më të shitur.
26 nëntor 2003.