Albspirit

Media/News/Publishing

Kineasti që e shkëmbeu komunizmin me Hollywoodin

Në vorbullën e revolucionit rumun, filmbërësi Vlad Paunescu u emërua si ministër i Kulturës – për disa orë. Paunescu, i cili sot është pronar dhe drejton studion më të madhe filmike rumune, “Castel Film”, ishte kinematograf 37-vjeçar, i cili jetonte në kryeqytetin Rumun, Bukuresht, në vitin 1989, shkruan “BBC”. Në refulucionin e dhjetorit të atij viti, ai mori kamerën dhe u nis të incizonte protestën masive jashtë pallatit të ndërtesës së Parlamentit ku asokohe ishte e vendosur Qeveria Komuniste. Pasi kryetari rumun Nicolae Ceausescu fluturoi me helikopter, Paunescu u bashkua me protestuesit të cilët sulmuan ndërtesën. Në mes të euforisë dhe shpresës, Paunescu, tani 63-vjeçar, thotë se kolegu i tij kameraman “hodhi valle nga lumturia”. Protestuesit të cilët okupuan pallatin vendosën që të formojnë një administratë të re dhe përderisa Paunescu punonte në industrinë e filmit ai u caktua si udhëheqës i Departamentit të kulturës. Pas disa orësh, qeveria e përkohshme mori përsipër udhëheqjen dhe karriera politike e Paunescu mori fund para se të niste. Ai më pas u rikthye në punën e tij në studion e filmit “Buftea”. Përderisa shteti evropiano-lindor po hapte dyert për botën private dhe atë të biznesit, në vitin 1992 Paunescu regjistroi biznesin e tij, “Castel Film”, që më pas u ndërtua në një studio filmike prej 11 hektarësh, 40 kilometra jashtë Bukureshtit dhe mbetet e ranguar me kompani amerikane të filmit dhe të televizionit..
Please follow and like us: