Lamtumira e gjeniut të Pop-it
Kitarist gjenial, kёngёtar i pёrkryer, autor fantastik, aranzhues plot fantazi: Prince karakterizoi muzikёn pop tё shekullit tё 20-tё. Me vdekjen e tij tё parakohshme skena humbet njё nga figurat mё me influencё tё saj.
Qysh nё vitet 80-tё e 90-tё duken shenjat qё Prince ёshtё nё tё njёjtin nivel me tё mёdhenjtё e muzikёs pop si nё nivelin artisitik, ashtu edhe nё atё komercial. Vetёm Madonna, Michael Jackson dhe U2 ia kalojnё me shitjen e disqeve dhe sukseset nё koncerte amerikanit nga qyteti industrial Minneapolis. Pёrkohёsisht Prince konsiderohet si rivali i Michael Jacksonit qё ndёrroi jetё mё 2009.
Pёrzierja e muzikёs sё tij me tone funk, pop, blues dhe rock, interpretimi shpёrthyes nё kitarё, zёri i ngrohtё dhe me fleksibilitet tё lartё soul, me tekstet me gjuhё arrogante dhe tё lehtё elektrizonin masat – e natyrisht tё paharrueshme mbeten hitet e tij si “Purple Rain”, “Kiss” apo “Sign O’ The Times”. Spektaklet me shumё efekte tё Prince Roger Nelson, trupvogёl me vetёm 1,57 m. shtat – djalё i nё muzikanti zezak jazz-i dhe i njё kёngёtareje tё bardhё – janё si panaire me ngjyra tё forta tё njё gjeniu ekscentrik tё muzikёs.#bbig
Superstar i viteve 80-tё
Prince, i lindur mё 7 qershor 1958, qysh me debutimin me albumin “For You” (1978)u konsiderua si njё fёmijё gjeni. Nё moshёn 19 vjeҁare ai ishte njё multi-instrumentist dhe artisiti mё i ri, tё cilit Warner i konceptoi njё album me regjinё e tij. Pёrmbajtja e teksteve tё disqeve tё para ishte si pёrshkrim i ёndrrave tё njё adoleshenti, por muzika e frymёzuar prej tё mёdhenjve si James Brown, Jimi Hendrix, Curtis Mayfield apo Sly Stone, po ashtu si edhe nga Beatles – tingёllonte jashtёzakonisht e pjekur.
Me albumin e dyfishtё ambicioz “1999” dhe me “Little Red Corvette” nё vitin 1982 ai arriti suksesin. Me kolonёn zanore tё filmit “Purple Rain” Prince dy vjet mё vonё e plotёsoi karrierёn e tij nё kategorinё e superstarit. Me “Nothing Compares 2 U” (kёnduar edhe nga Sinead O’Connor) ai kompozoi njё ndёr baladat mё tё bukura nё historinё e muzikёs pop.