Kina ka nisur shërbimin e parë të transportit hekurudhor të mallrave, që lidh provincën jugore kineze Guangdong me Gjermaninë. Treni i parë i mallrave, i nisur të enjten nga Dongguan dhe do të kalojë nëpër Rusi, Bjellorusi dhe Poloni për të mbërritur në Duisburg, të Gjermanisë. Udhëtimi me gjatësi 13 mijë kilometra do të kryhet në 19 ditë, 15 ditë më pak se transporti detar i mallrave. Çdo të enjte trenat do të nisen nga Dongguan drejt Gjermanisë.
Please follow and like us: